Orët e panikut! Aurela Gaçe gjendej larg familjes, ja mesazhi i këngëtares (Foto)

Orët e panikut! Aurela Gaçe gjendej larg familjes, ja mesazhi i këngëtares (Foto)

Pasi në media u përhap një lajm i rremë se një tërmet shkatërrimtar do të prekte vendin, me mijëra qytetarë nga Tirana dhe Durrësi dolën jashtë shtëpive.

Si shumë persona të tjerë që nuk ishin dot krah njerëzve të dashur në këto momente paniku, e ka pësuar edhe këngëtarja Aurela Gaçe. Teksa të gjithë ishin në rrugë ajo ishte në skenë duke kënduar, por larg vajzave të saj.

“Mbrëmë deri në orët e para të mëngjesit shumë nga ju ishit jashtë, prisnit qametin. Unë isha në punë, këndoja pikërisht në momentet kur paniku kishte kapluar shqiptarët, imagjinoni larg fëmijëve. Edhe të ikësh nga skena, a mbërrin dot t’i shpëtosh? A arrin dot të çash trafikun e madh të krijuar nga ankthi të jesh pranë fëmijëve që rrinin me gjyshen? E ndërkohë që pret të ndodhë më e keqja ti je me buzëqeshje në fytyrë, duke bërë atë që presin nga ty ata që të kanë punësuar për ato orë! Jo vetëm unë, por një grup njerëzish që gjithashtu kanë familjet e tyre e ishin në të njëjtën situatë, e prisnim me ankth e vazhdonim buzëqeshnim… E keqja fatmirësisht nuk ndodhi e kurrë mos paçim të keqe. Ne nuk e parashikojmë dot të nesërmen, prandaj o njeri buzëqesh sa ke mundësi”, ka shkruar Aurela në një postim në ‘Instagram’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion