Organizatat e para që promovuan terrorizmin politik në Shqipëri në fillim të viteve 20

Organizatat e para që promovuan terrorizmin politik në Shqipëri në fillim të viteve 20

Anëtarë të organizatës 'Bashkimi', në uniformat e tyre gjatë vitit 1924 kur në pushtet ishte Noli mbanin simobolin 'B'

Në dhjetor 1920 Avni Rustemi u kthye në Shqipëri dhe u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme. Për bashkimin e tyre më 25-28 prill 1921 në Vlorë u mbajt një kongres, i cili krijoi Federatën "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Për këtë federatë deputetët miratuan edhe një ndihmë financiare. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit dhe kapjen e pushtetit në rrugë antikushtetuese.

Federata bëri përpjekje që degët e saj t`i shtrinte edhe në diasporën shqiptare në ShBA. Kryetari i saj Kol Tromara i shkroi shumë miqve të tij, por të gjitha përpjekjet dështuan për shkak se anëtarët e kësaj organizate ishin deklaruar kundër “Vatrës”. Për këtë arsye, drejtuesit e saj i propozuan “Vatrës” një “marrëveshje vëllazërore” dhe bashkëpunim mes dy federatave. Por diaspora shqiptare e Amerikës nuk pranoi.

Në shtator 1921 u kthye në ShBA Faik Konica, i cili mori kryesinë e “Vatrës”. Ai konstatoi korrespondencën me Federatën “Atdheu” dhe nisi një investigim për aktivitetin politik dhe qëllimet e kësaj shoqërie. Pak kohë më parë Konica kishte qenë i pari personalitet që kishte denoncuar publikisht në parlament Avni Rustemin si “assassino” (“vrasës”).

Në një artikull që botoi në gazetën “Dielli” Konica rreshtoi gjashtë pika përse mes Federatës “Vatra” dhe “Atdheu” nuk mund të nënshkruhej një “marrëveshje vëllazërore”. Në pikën e parë ai shkruante se të dy shoqëritë kishin ideale të ndryshme. Federata “Vatra” besonte se një shtet mund të funksiononte vetëm mbi bazën e ligjit. Ndërsa Federata “Atdheu” besonte të kundërtën, se vrasja politike ishte diçka patriotike dhe për tu lavdëruar. Ai akuzonte përpjekjet e Federatës “Atdheu” se me anën e Kol Tromarës i cili kishte qenë një nga drejtuesit kryesorë të diasporës në ShBA ishte përpjekur të vidhte listat e anëtarëve të “Vatrës” për t`i rekrutuar ata në organizatën e tyre. Sipas Konicës thuhej se në Statutin e Federatës “Atdheu” kishte një pikë të fshehtë për vrasjen e kundërshtarëve politikë. Megjithëse ai kishte rezerva për vërtetësinë e kësaj pike, i vinte keq që asnjëherë diçka e tillë nuk ishte përgëgjeshtruar nga drejtuesit e Federatës “Atdheu”, as me fjalë dhe as me vepra.

Për shkak të tendencave antikushtetuese të Federatës “Atdheu” qeveria e Xhaferr Ypit më 16 gusht 1922 urdhëroi shpërndarjen e saj. Një arsye tjetër ishte abuzimi me financat e kësaj organizate. Nga kontrolli i prefekturës së Vlorës rezultoi se 13.000 franga ari që i kishte dhënë arka e shtetit ishin shpenzuar vetëm për rroga dhe degët e saj nuk kishin bërë asnjë relacion financiar. Kontrollin në degën e Durrësit e zhvilloi gjyqtari Ali Tabaku dhe kryesekretari i prefekturës Mihal Bellkameni, të cilët raportuan shkelje të rënda financiare. Ata iu lutën qeverisë për të mbyllur këtë shoqëri për të mos dëmtuar popullin. Në këto kushte Avni Rustemi më 13 tetor 1922 themeloi në Tiranë shoqërinë "Bashkimi". Për këtë ai kishte hyrë në kontakt me diplomatët sovjetikë në Romë. Qëllimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike nëpërmjet metodave terroriste.

Në fjalimin e themelimit të kësaj organizate Avni Rustemi do të deklaroi se anëtarët “Bashkimit” që nuk i bindeshin urdhrave për detyrat e ngarkuara do t`i nënshtroheshin penaliteteve respektive. Përpjekja për vrasjen e kryeministrit në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet Beqir Valterit më 23 shkurt 1924 si dhe dhënia me zor deputetëve të opozitës vaj recini në rrugët e kryeqytetit ishin disa nga praktikat terroriste të anëtarëve të Federatës “Atdheu” dhe transformimit të saj më pas në organizatën “Bashkimi”.

Duhet theksuar se jo të gjithë të rinjtë e shkolluar në këto organizata ishin implikuar në veprimtari antikushtetuese. Prandaj në vijim ata do të mbajnë detyra të larta shtetërore siç ishte Fuad Asllani i cili do të bëhet ministër i Jashtëm etj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Historia: 26/02/2023 17:10

    Sa zyrtare ka vrare kjo organizata “terroriste” Bashkimi? Asnje. Atentatin e deshtuar ndaj Zogut ne parlament e beri vete Zogolli me ndihmen e matjanit Beqir Valterri te cilit i kishte dhene edhe burse. Vrasjet e urdheruara nga Zogu dihen: Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi dhe Hasan Prishtina (pa llogaritur Bajram Currin qe ra duke luftuar). Dihet edhe me çfare ushtrie u sigurua “triumfi i legalitetit” (serbo-ruse) dhe me cfare fondesh u mbajt ne kembe monarkia e bananeve qe ngriti Zogu (kredi nga Musolini). Dihet edhe cfare mori me vete Noli kur u largua nga pushteti (nje manuskript libri) por nuk dihet ende sa napolona vodhi “Naltmadhnia” kur çau ferren ne 39-n.

    Përgjigju
  • Tahip shulku: 26/02/2023 16:21

    Ik mor bajge se nuk rehabilitohen bashkuntore e nazi fashismit e tradhetaret e tjere si esat toptani me shoke, apo hajduti zog dhe gjobaxhiu faik konica! Beri gam gam sa i lidhi zogi pensionin dhe ra squp! Poshte bajgat rrofshin burrat si avniu me shkoke!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës