Orikum/ Kumtohet në portin e jahteve krijimi i Republikës së Italisë (VIDEO)

Eshtë festuar në portin e jahteve në Orikum, si çdo vit festa e Republikes së Italisë. Në aktivitet morën pjesë më shumë e 200 të ftuar, personalitete të institucioneve me të larta italianë dhe shqiptarë. Nën ritme muzikore të ftuarit u pritën nga konsullja Luana Micheli. Ajo uroi nje miqësi sa më të mirë dhe më të frytshme mes dy vendeve . 

"Kam kënaqësinë dhe privilegjin që edhe këtë vit të festoj festën e Republikës së Italisë në zonën e bukur të Orikumit. Prej 2 vitesh ndodhem në Vlorë dhe koha ka kaluar shpejt në këtë qytet si shkak i miqësisë dhe i vlerave midis 2 popujve. Prezenca e Italisë me investitorë, klerikë fetarë , Guardia di Finanza është shenjë e një punë të madhe, bashkëpunimi dhe miqësie midis 2 popujve. Deti që duket sikur ndan dy vendet tona është një autostradë që lidh dy vendet, një shteg që ndjekin të rinjtë tanë", u shpreh Luana Micheli.

Luana Micheli

Aktivitetet për ditën e republikës italiane vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, ku të pranishmit u argëtuan me muzikë të këngëtarëve të mirënjohur shqiptar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie