Orikum, pushuesit alarmojnë policinë: Vidhet breshka sapo doli nga bregu. Hysolakoj për Report Tv: Ja e vërteta

Orikum, pushuesit alarmojnë policinë: Vidhet breshka sapo doli nga bregu. Hysolakoj për Report Tv: Ja e vërteta

Breshka e vjedhur, momenti kur personat e marrin

Qytetarët kanë alarmuar policinë për vjedhjen e një breshke në Orikum, sapo kishte dalë nga deti. Qytetarët kanë thënë se kanë qenë disa persona që lëviznin me një makinë me targë 7392b, që kanë marrë breshkën dhe janë larguar, duke njoftuar menjëherë policinë.

Lidhur me ngjarjen, Report Tv kontaktoi Përgjegjësin e Monitorimit për Zonat e Mbrojtura në Vlorë, Nexhip Hysolakoj, i cili sqaroi se breshka ishte lëshuar në det ditën e djeshme dhe sot ishte rikthyer në breg.

Sipas tij, një specialist i Qendrës së Zonave të Mbrojtura ka shkuar me makinë private për ta marrë, e kjo ka krijuar konfuzion te qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë me dyshimin se kemi të bëjmë me një vjedhje, por gjithçka është sqaruar. Hysolakoj pohoi se breshka aktualisht është në Qendrën e Riaftësimit të Breshkave detare në Radhimë nën kujdesin e specialistëve.

Ndonëse ka qenë një alarm fals i qytetarëve, është për t’u vlerësuar sensibilizimi i tyre në mbrojtje të kafshëve. Lajmi për vjedhjen e breshkës u bë i ditur nga gazetari Fatos Mahmutaj, përmes një statusi në ‘Facebook’, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes, madje ka fiksuar dhe targën e makinës që ka marrë kafshën.

Beni diçka urgjent. Kjo breshke sapo doli ne Orikum dhe u vodh nga nje makine me targe 7392b. Beni diçka te ndalohen hajdutet. Percilljani policise se Vlores. Urgjent.

Gazetari Fatos Mahmutaj


(Statusi i gazetarit Fatos Mahmutaj)

Gjithashtu, skema është parë dhe nga gazetarja Aurora Allushaj, e cila tregon si ndodhi ngjarja.

Breshka doli ne bregun e plazhit te Orikumit, kur disa persona e moren dhe futen ne nje mjet me synimin per ta shitur. Ishin qytetaret ata qe reaguan dhe njoftuan policine, e cila u vu ne levizje deri sa u gjet AMFIBI. Ajo tani ndodhet ne nje qender rehabilitimi ne Orikum nen kujdesin e specialisteve.

Gazetarja Aurora Allushaj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU