OSBE: Mbështesim rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri

OSBE: Mbështesim rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri

TIRANE-Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur vendimin për miratimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore me afat deri në datë 28 nëntor të këtij viti. OSBE thekson se  zgjerimi i objektit të punës së Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre. Ne nxitim Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe e sigurojmë Komisionin për gatishmërinë tonë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri" thotë OSBE. Kërkesa për rishikimin e sistemit zgjedhor ishte e deputetëve të opozitës së re në Kuvend, ndërsa shumica e pranoi zgjerimin e objektit të diskutimit në komision.

Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore nga 18 anëtarë që ka pasur në të shkuarën, do të ketë 12 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita e re. Anëtarët e PS-së do të jenë Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni e ndërsa nga opozita parlamentare do jenë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Nimet Musai, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti. Ky i fundit themelues i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti. Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga grupi demokrat. Ndërsa opozita që tani ka dalë në rrugë, PD dhe LSI do të kenë statusin e vëzhguesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja