OSBE-ODIHR: KQZ me 4 anëtarë
nuk është e ligjshme

OSBE-ODIHR: KQZ me 4 anëtarë<br />nuk është e ligjshme
TIRANË - OSBE-ODIHR publikon raportin paraprak për zgjedhjet e 23 qershorit. Në raport dhe theksohet se “zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për statusin e Shqipërisë në BE", por ndërkohë vihen re shqetësim dhe kritika për sa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe një sërë mangësish të tjera, që ngrënë dyshime mbi procesin.
 
Sipas këtij raporti,  "KQZ aktualisht funksionon me 4 anëtarë dhe kjo situatë nuk është e ligjshme, ndërkohë që kuadri ligjor duhet të zbatohet dhe të respektohet nga palët dhe kjo pengon institucionin të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjin. Në raport kujtohet se Kolegji Elektoral ka shqyrtuar 11 ankesa kundër vendimeve të KQZ-së dhe ndaj dështimit të këtij institucioni për të miratuar vendime. Janë vërejtur vonesa me afatet ligjore", thekson raporti.

Më tej kritikohet mungesa e transparencës: "KQZ organizon takime te shpeshta publike, por megjithatë vendimarrja e tij vuan nga mungesa e transparencës. Vendimet e KQZ-së nuk janë publikuar menjëherë në faqen e saj, siç kërkohet nga ligji. Kjo redukton transparencën e KQZ-së për vendimet e saj. Disa prej vendimeve të KQZ-së janë kritikuar për mungesë motivimi ligjor”.

Raporti nxjerr në pah edhe shqetësimin për paanësi dhe efektshmëri. "Partitë vazhdojnë të zëvendësojnë anëtarët e KZAZ-ve pas përfundimit të trajnimit të tyre, duke rritur shqetësimin për paanësinë dhe efektshmërinë. Klima politike është e karakterizuar nga polarizimi dhe mosbesimi mes PD-së dhe PS-së. Shumica e partive pjesëmarrëse janë bashkuar me një nga dy koalicionet për zgjedhjet e ardhshme: 25 parti janë në Aleancën për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim, kryesuar nga PD e kryeministrit, Sali Berisha dhe 37 parti janë bashkuar me Aleancën për Shqipërinë Europiane, udhëhequr nga PS dhe kryetari i saj, Edi Rama. Të gjitha partitë në parlament kandidojnë brenda këtyre koalicioneve”.

Mbi klimën e deritanishme të fushatës cilësohet: "Fushata ka qenë përgjithësisht e qetë dhe paqësore, megjithatë thelbi i fushatës zgjedhore është lënë shpesh në hije nga sulmet verbale ndërmjet dy partive të mëdha". Theksohet se "disa ngjarje zyrtare u përdorën nga qeveria për fushatë." Raporti i referohet eventeve zyrtare qeveritare siç janë përurimin e rrugëve apo objekteve të tjera publike, prej të cilave qeveria po përfiton politikisht duke i përdorur si mjete fushata. Raporti thekson se në këto evente, mjedisi dekorohet me flamuj dhe banderola të Partisë Demokratike.

Mbi mbulimin e fushatës në media theksohet: "Fushata elektorale ka një mbulim të zgjeruar nga media, por se mungon informacioni për votuesin. Pavarësisht se ligji e ndalon, spotet e financuara nga institucionet publike si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Rendit Publik, Ministria e Punëve, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Posta Shqiptare, transmetohen në televizionet private që janë Tv Klan, News 24 dhe Ora News dhe në televizioni publik (TVSH). Misioni deklaron se po monitoron aktualisht 6 televizione dhe 4 gazeta" mese te cilat edhe Shqiptarja.com


Raporti evidenton  faktin se 62 parti politke do të jenë pjesë e 2 koalicioneve, ndërsa 2 parti politike do të dalin në këto zgjedhje individualisht.

Raporti shton edhe faktin që, "listat e votuesve janë mbyllur dhe në total janë 3,271,885 votues nga të cilët 348.346 votues janë në lista, edhe pse nuk kanë një adresë të plotë.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës