TIRANE - Mbi 1000 biznese dhe rreth 5000 debitorë familjarë kanë lidhur marrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të shlyer faturat e prapambetura ndër vite, vetëm gjatë muajit tetor kur hyri në fuqi skema e re. Në një njoftim zyrtar, OSHEE thotë se nga këto, mbi 700 biznese e kanë likuiduar njëherësh borxhin, duke përfituar reduktimin me 50 % të vlerës së kamatëvonesës.
 
Nga këto aktmarrëveshje, në 67% të rasteve debitorët familjarë kanë paguar plotësisht detyrimin e prapambetur duke përfituar reduktimin e kamatëvonesës në masën 70%.
 
Duke ju referuar fluksit të  të interesuarve ër të lidhur akt-marrëveshje, OSHEE njofton se të gjitha sportelet e pagesës së faturave në të gjithë vendin do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë kësaj fundjave (të shtunën deri në 20:00 dhe të dielën deri në14:00)
 
Bizneset dhe familjarët që janë debitorë kanë mundësi të lidhin akt-marrëveshje me OSHEE për të përfituar faljen me 50-70 % të kamatëvonesës deri më 31 dhjetor.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)