Péter Pócs, ironi politike
me flamurin shqipta

Péter Pócs, ironi politike<br />me flamurin shqipta
TIRANE- Flamuri shqiptar me shqiponjën dhe një shqiponjë tjetër gati të fluturojë horizonteve nga cepi i tij ka qenë njëri prej motiveve që ka sjellë ekspozitën me pllakate të artistit hungarez Péter Pócs në Tiranë. Ekspozita me pllakate të artistit hungarez është çelur më 6 Shkurt në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kuratori i ekspozitës është Peter Fitz, drejtor i Muzeut Kiscelli të Budapestit. I pyetur se pse e ka bërë pllakatin me shqiponjën e flamurit shqiptar, artisti Péter Pócs thotë se: “Kur isha fëmijë e ëndërroja shqiponjën dhe e pëlqeja, se gjithmonë ajo fluturon e lirë dhe është simboli i pavarësisë.

Vite më vonë pata rastin të takoja shqiponjë si simbol në flamurin shqiptar dhe në këtë flamur më pëlqeu edhe ngjyra e kuqe. Drejtuesit e GKA ranë dakord që bëhej kjo ekspozitë dhe për pllakatin tim me shqiponjën u vendos që ta kishim mes veprash të tjera”.
Bëhesh kurioz kur një artist i huaj përdor simbolin tonë kombëtar për të bërë ironinë e tij politike, ndaj ndërsa e pyesin pse e ka shtuar shqiponjën tjetër gati për fluturim në cep të flamurit, Péter Pócs thotë se “këtë e kam bërë sepse unë mendoj se Shqipëria është një vend i pavarur, por do të kisha qejf të ishit edhe më të pavarur”.
 
Kush është Péter Pócs
 Që nga fundi viteve 80-të e deri në ditët tona Péter Pócs është fitues i shumë çmimeve në botë për pllakatin dhe sot ai është një nga figurat më të respektuara në këtë zhanër. Kjo është hera e parë që Péter Pócs ekspozon në Shqipëri. Nëpërmjet një gjesti të rrallë dhe bujar artisti do t’i dhurojë fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve të gjithë pllakatet pjesëmarrës në këtë ekspozitë.  Artisti është fokusuar kryesisht tek pllakati kulturor, por ai përfshin edhe disa kulme personale në pllakatin politik.

Ai njihet për të dyja në nivel ndërkombëtar. Imazhet e tij, shumicën e kohës në skena dhe interpretime surreale, të mbrujtura me një seriozitet të thellë dhe pasion të fortë, gjejnë frymëzim në historinë e Hungarisë, dhe sidomos situatën politike të saj gjatë shekullit të 20, por disa nga punët e tij janë thellësisht universale, si në rastin e pllakateve që dëshmojnë rënien e komunizmit në gjithë Europën Lindore në vitet 1989-1990.

 Pllakatet e Péter Pócs, të cilat vijnë si rezultat i përdorimit të një teknike individuale krejtësisht origjinale – bocete skulpturore të fotografuara në skena teatrale dramatike – kombinojnë ikonografinë personale surreale me elementë kulturorë, historikë, politikë, socialë etj, të një Europe midis dy botësh. Kur sheh materien e përdorur për to: balta, uji, mielli, kripa, argjila, është e pamundur të shmangësh asociimin me krijimin e Adamit të zanafillës, dhe as situatën e tij të mëpasshme. Pllakatet e Péter Pócs  shtrojnë pyetje rreth kujtesës tonë historike në breza, apo gjendjes së njeriut në skenë apo jashtë saj, në jetë. 


Shkrimi u publikua sot (08.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane