FIER- Festimet që do të zhvillohen në manastirin e Kolkondasit në Libofshë kanë sjellë reagimin e shoqatave patriotike në Fier ose të ashtuquajturin komiteti për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Përfaqësues të këtij komiteti deklarojnë se janë kundër festimeve për 300 vjetorin e “Kozma Etolit” në Kolkondas të Libofshës, aty ku mendohet të jetë varri i priftit apo Shen Kozmait sipas Kishës Ortodokse.
 
Sipas tyre, këto festime janë të diktuara nga politikat antishqiptare të shtetit grek që zbatohen nga kreu i kishës ortodokse Janullatos. Ky i fundit do të marrë pjesë në festimet e së dielës në 24 gusht, gjë që kundërshtohet nga shoqatat.
 
Kozma Etoli u vra në Kolkondas të Libofshës dhe varri i tij ndodhet në manastirin e fshatit. Për besimtarët është një vend pelegrinazhi që kryhet çdo 24 gusht.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)