Postimi i Sidrit Bejlerit në facebook:
Një burrë i mençur, u pyet: “Përse ndonjëherë gratë qajnë pa shkak?”
Ai u përgjigj:”Dëgjo more bir! Kur Zoti e krijoi gruan, i dha supe të forta që të mbajë barrën e botës. I dha krahë të brishtë dhe plot dhembshuri, që të përcjellë ngrohtësi.
I dha forcë të brendshme, që të përballojë lindjen e fëmijëve dhe tekat e tyre kur të rriten.
Ai e pajisi me durim, që të përballojë kërkesat e familjes dhe të kujdeset për secilin. Kështu, shohim që ajo është e paepur përballë situatave të ndryshme, pa ditur të qahet dhe ankohet. Kur të gjithë dështojnë dhe e humbin shpresën, është ajo që i furnizon me energji dhe u jep zemër.
Gruaja ka dashuri pafund dhe të pandryshueshme për fëmijët e saj. Ajo ka një zemër e cila e harron shpejt dëmin që i është shkaktuar, sepse lëndën e parë të krijimit e ka mu pranë zemrës. Gruas i është dhënë urtësi, me të cilën përballon krizat e familjes.
Në fund, asaj i janë dhënë lotët, të cilët i rrjedhin në momentet kur lipset të shkarkojë barrën e madhe të përgjegjësisë, për të vazhduar rrugëtimin e jetës.
I pa të meta je o Zot!
Nuk e imagjinoj si do të ishim ne burrat pa gjysmën tonë!
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











