Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Tiranë, duke thënë se disa persona për interesa të caktuara, po përpiqen të përfitojnë në kurriz të protestuesve të sinqertë.
Duke postuar videon e një personi që pretendonte se ishte me origjinë nga Çamëria, teksa fliste në protestë për ‘shitjen e Shqipërisë’, kryeministri Rama ka shkruar se ai person ka qenë 3 herë i dënuar në Belgjikë për trafik droge.
“Boll kemi dalë për këta politikanë që na kanë shkatërruar dhe që pasurohen mbi kurrizin tonë. Unë jam një djal nga Elbasani, me origjinë nga babai nga Çamëria dhe me origjinë nga mami, nga Kosova. Pa Kosovë dhe pa Çamëri nuk ka Shqipëri o Edi Rama, o Sali Berisha. Mos ju zëntë viti, sepse ju e keni shkatërruar Shqipërinë, e keni përçarë. Prindërit po lotojnë”, tha mes të tjerash protestuesi (videon e të cilit postoi Rama) gjatë fjalës së tij në protestë.
Më tej Rama, duke e quajtur protestuesin një patriot të shtirur me emrin e Çamërisë, shkruan se ai është urdhëruar nga të tjerë që të marrë mikrofonin në protestë dhe të flasë kundër Qeverisë.
Sipas Ramës, ‘këta janë fytyra e errësirës, prej ku ushqehet kjo shfaqje e Shqipërisë më të vjetër, që kujton se gjeti ilaçin magjik për t’u bërë Shqipëri e re’.
“Ky patriot i shtirur me emrin e Çamërisë dhe me atë zemër groteske në bluzën e porositur për këtë ditë të paharrueshme shërbimi ndaj atyre që e kanë urdhëruar të kapi mikrofonin, kërkon të përmbysë qeverinë e Shqipërisë dhe të shpëtojë atdheun e nxjerrë në shitje nga unë, pasi e ka nderuar emrin shqiptar dhe e ka lartësuar flamurin kombëtar me tre vepra madhore, të cilat protestuesit e sinqertë nuk do të guxonin kurrë t’i imagjinonin. Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge!
Dhe thonë pastaj mos u merr me protestuesit! Këta që dalin e do dalin në këtë faqe, nuk kanë asnjë lidhje me protestuesit e sinqertë që nuk kapin mikrofonin po thjesht kërkojnë të shihen e të respektohen në shqetësimet e tyre. Këta janë fytyra e errësirës, prej ku ushqehet kjo shfaqje e Shqipërisë më të vjetër, që kujton se gjeti ilaçin magjik për t’u bërë Shqipëri e re”, ka shkruar Rama në postimin e tij krahas videos.
Komente









PO .Une jam patronazhist por nuk jam si keto letyra te protestes . Kam punuar me ndershmeri gjithe jeten , e dua atdheun dhe familjen me shume se keto letyra qe vijne nga jashte . Keta plehra mbushen boten me droge kaq vite dhe kthehen dhe bejne te ndershmin .Une nuk e dua Edi Ramen dhe Sali Berishen por nuk mbeshtes plehrat qe vijne nga jashte . Po te ishit te ndershem krijonit nje sindikate te fuqishme ku do t ju mbeshtesin punetoret , fshataret , intelektualet dhe punonjesit qe punojne ne shtet. Por jo jujeni mostra qe kerkoni te xhvazni ndonje cop te shqiperise qe ka ngelur nga Sala dhe Rama . Largohuni mostra nga vendi im qe kam punuar dhe po punoj me dinjitet.
PërgjigjuEshte turpe ky populle qe ju shkone nga pase.ketyre plerave Edhe une kame ankesa per keto 35 vjete jame emigrante ne vendin time probleme me shtepite edhe pse kame fituare dhe gjykaten e.larte akoma sote e kesaje dite nuk kame mare certifikate pronsie E mbeshtese protesten po jo keta letyra se me kujtone 91 ....97....cfare fitoje populli mjerimin fituane horate servilete dhe te fortete e lagjese E njeta gje sote eshte mbledhure llumi si nga hera pa ide pa kerkesa qe ka nevoje populli Do e mbeshtesia me pjesemarje po te shikoja figura si PROF PERPARIM KABO prof PRIFTI etj pore jo kamikazete e partickave
PërgjigjuProteste corbe qensh!
PërgjigjuUa cfare autogoli. Po ti z.Kryemimister nga e di kush eshte ky dhe sa here eshte denuar? Pra Jo vetem qe survejon protestuesit si diktator, por ke ne dispozicion te gjithe dosjen e te dhenat e tyre. Vazhdo se mire e ke.
PërgjigjuProtestuesit paskan te drejte te bejne akuza dhe te genjejne por kryeministri nuk paska te drejte tu pergjigjet pasi kur u pergjigjet eshte diktator. Ju jeni te gjithe llum.
Çudi që nuk e ke bërë minister me këte cv
PërgjigjuPo ti mor klysh Sorrosi ti nuk erdhe nga Franca si hajdut ikonash
PërgjigjuPo ti je në grupin e tij që u hodhe në sulm Ai që e thotë ka INFO shtetërore të interpolit
Ka mundesi te postosh fakte per keto qe thua? Jo per gje por nje pedofil si ti nuk ka te drejta te beje akuza te tilla.
Gjithe llumi i shoqerise shqiptare qe mbulohen me flamurin kombetar e na bejne si patriote, duke zbatuar njekohesisht urdhrat per destabilizim te vendit te ardhura direkt nga Irani,Greqia e Serbia.
PërgjigjuRee babuç po ti që i bëre kryetar bashkish ata që kanë qën të dënuar nëpër Evropë?! Kush ta jep aksesin në dosjet e shqiptarëve? Zotrote na ditke sa herë janë dënuar qytetarët nëpër Evropë por asnjëherë nuk e paske ditur kur bëhet fjalë për kandidatët që ti personalisht zgjedh!! (Lëre pastaj administratën dhe patronazhistët). Edhe Stalinin, Hitlerin, Duçen etj. populli i votoi
Per sa lek e ke shit prapanicen, edhe a po te dhemb
Të lumtë kryeministër !