Pa patentë e me gjoba të papaguara
zbulohet debati i Noizy-t me policët

Pa patentë e me gjoba të papaguara<br />zbulohet debati i Noizy-t me policët
Reperi i njohur Noizy edhe pse pa patentë, dhe me gjoba të papaguara, nuk ka reshtur së bëri “trimin” edhe ndaj forcave të Policisë.

“A e dini ju kush jam unë?”, mësohet t’u ketë thënë reperi efektivëve të Rrugores teksa ata i kanë kërkuar dokumentet në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa.

Duke qenë se këngëtari po drejtonte mjetin pa lejen e drejtimit si dhe makina me të cilin aty po lëvizte kishte shumë gjoba të papaguara, efektivët e policisë i kanë kërkuar sipas ligjit që ta shoqëronin në Komisariat, por mesa duket reperit nuk i ka pëlqyer kjo gjë.

“Nuk keni asnjë shans në të shoqëroni në komisariat” u ka thënë policëve Noizy dhe i ka dhënë gaz makinës duke u larguar më shpejtësi.

Ndaj Rigels Rajkut, policia ka nisur procedim penal. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur