Kur pasagjerët e fluturimeve ekonomike nga Londra në Lisbonë panë që Madona po udhëtonte me ta kanë mbetur pa dyshim të habitur. E në fakt kush nuk do të habitej, imagjinoni pak të keni në krah Madonën! Ylli 59-vjeçar ndodhej pikërisht në krah të tyre, e ulur në një sendile nga dritarja, dhe është parë gjithë kohën të luaj me smartphon-in e saj.

Për të qenë të sinqertë, Madona disponon një pasuri prej 800 milion dollarësh, por këtë herë me sa duket ka hequr dorë nga fluturimet luksoze dhe ka zgjedhur të udhëtojë si të gjithë njerëzit e zakonshëm me një biletë vetëm 42 dollarë.

Ajo jo vetëm që zgjodhi të fluturoi me një avion jo të klasit të parë, por gjithashtu ishte veshur në mënyrën më të zakonshme të mundshme, rroba sportive dhe flokë të pa rregulluar.

Fotoja  e saj ka bërë xhiro nëpër rrjetet sociale, ku shumë persona postonin foton e shkruanin: Imagjinoni të shikoni Madonën në fluturimin tuaj.

Epo me sa duket ylli i muzikës botërore nuk është një “Material Girl”.

madona

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com