Pafajësia e Arben Frrokut, PD: Dyshime për vendim të influencuar politikisht
TIRANË, 3 Prill/ATSH/.- Partia Demokratike reagoi sot ndaj vendimit të gjykatës që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj, për të cilin organi i akuzës kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm. Përmes një deklarate për shtyp, deputeti i PD-së, Eduard Halimi u shpreh se, […]
/ATSH/.- Partia Demokratike reagoi sot ndaj vendimit të gjykatës që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj, për të cilin organi i akuzës kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm.
Përmes një deklarate për shtyp, deputeti i PD-së, Eduard Halimi u shpreh se, vendimi i pafajësisë për vëllain e deputetit është sot në sytë e të gjithë shqiptarëve, një vendim që ngjall dyshimet më të forta se është diktuar nga qeveria, për të mbyllur pazarin për çështjen Meta.
"A u ble heshtja e Mark Frrokut, me lirimin e Arben Frrokut, i cili me gjasë do të ulet në krah të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë?Jemi sot këtu për të shprehur në emër të Partisë Demokratike, shqetësimin e thellë për këtë vendim, që ka shkaktuar tronditje të mbarë opinionit publik, dhe ka lënë dyshime të forta si vendim i influencuar politikisht", deklaroi më tej Halimi.
"Vendime të tilla, pasi shumë prova e fakte janë bërë publike dhe qëndrojnë fort në favor të akuzës, merren në një kohë kur ka dyshime të forta se dyshja Rama-Meta ka pakte për të mbyllur me vëllain e të akuzuarit, dhe kur ata kanë çuar në një shkallë të paimagjinueshme ndërhyrjet në drejtësi, me telefonata e kërcënime për gjykatësit, fakte të bëra publike kohë më parë dhe të pakundërshtuara deri më sot", vijoi ai.
Partia Demokratike i respekton institucionet dhe vendimet e gjykatave dhe nuk komenton vendimet e tyre, u shpreh më tej Halimi, ndërsa shtoi se "ajo çfarë ka ndodhur sot është një alarm për drejtësinë e demokracinë në vend".
"Eshtë një alarm për sigurinë, derisa paktet kriminale arrijnë të mbyllin një vrasje të një komisari policie. Ne inkurajojmë dhe shpresojmë që ky vendim do të apelohet dhe drejtësia do të bëhet", tha në përfudnim Halimi.
Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli sot të pafajshëm, Arben Frrokun, të akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Sipas Gjykatës, provat e paraqitura nga prokuroria nuk janë të mjaftueshme për të shpallur fajtor Arben Frrokun ndaj ai u lirua nga akuzat.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1066
Lajme të tjera
-
Qetësohet Colella, gjashtë rikthime te Partizani
30 Mars, 10:30
-
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protesë: Do i mbrojmë pronat me gjak
30 Mars, 10:24
-
Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë 2 avokatë! Shtyhet për më 7 prill
30 Mars, 10:23
-
Berisha: Ligji i parashkrimit s'mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë! Ne do marrim masat, ata që kryejnë korrupsion s'do shpëtojnë
30 Mars, 10:09
-
Berisha: Rama ‘vrasës’ i opozitës shqiptare, s’mund të shpëtojë nga drejtësia! Insistojmë në ngritjen e komisioneve
30 Mars, 10:08
-
Arrestimi i Lefter Allës penalizon invalidët në Bulqizë! Dy javë pa marrë pagesën në Bashki, s’ka kush të firmosë
30 Mars, 10:07
-
Gafa e Berishës: Do paraqesim një rezolutë në Kuvend që denoncon genocidin serb të Lumës në 2013
30 Mars, 10:04
-
Ministrja Kumbaro intervistë për ‘ITB Berlin’ panairin e turizmit: Gjithçka që ju duhet, e gjeni në Shqipëri! Destinacioni i preferuar në Ballkan
30 Mars, 10:02
-
Armand Duka ia bën të qartë Sylvinhos: Koha e humbjeve dinjitoze ka marrë fund
30 Mars, 10:00
-
Nuk sanksionon Rusinë, Serbia ‘lëmoshë’ për Ukrainën dërgon ndihmë për riparimin e sistemit elektrik: Do të jetë më ngrohtë falë nesh
30 Mars, 09:55
-
Berisha: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin! Ligji ka bazë kushtetuese, do insistojmë ta çojmë në Kuvend
30 Mars, 09:53
-
Thirrje për pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale
30 Mars, 09:39