Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e Forcës Detare, skuadrat e kërkim - shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë janë kategoritë që do të përfitojnë nga rritja e pagës sipas vendimit të fundit të Qeverisë. Ministria e Mbrojtjes dha detaje për këtë rritje dhe strukturat e veçanta të cilat përfitojnë më shumë.

Konkretisht:

- efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;

- Forcat Komando 30000 lekë në muaj;

- ndër këto kategori janë edhe efektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;

- efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;

- ndërsa ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë deri në 25000 lekë në muaj;

- ndërkaq deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;

- një kategori e veçantë janë edhe mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

Përmes kësaj rritjeje page, Ministria e Mbrojtjes shpreson që të rritet jo vetëm  motivimi i efektivëve aktualë, por të shërbejë edhe si një nxitje për rekrutim, për të gjithë të rinjtë për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

SHTESA MBI PAGË SIPAS KATEGORIVE
Forcat Speciale                                                      40 000 lekë
Forcat Komando                                                    30 000 lekë
Kërkim – Shpëtimi                                                  30 000 lekë
Asgjësimi i Mjeteve Shpërthyese                           25 000 lekë
Mbrojtja nga Armët e Dëmtimit në Masë                25 000 lekë
Policia Ushtarake                                                   25 000 lekë
Mjekët në FA                                                          25 000 lekë
Infermierët në FA                                                   18 000 lekë

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selina: 07/11/2024 07:26

    me shume paguhen kamarieret !!

    Përgjigju
  • Lala: 13/10/2024 14:40

    Nji pyetje Kam un.keta te asgjesimit te minicioneve QE rrezikojn jeten perdite CNE me Pak se komandot? Öse Keta te asgjesimit te mbetjeve kimike PSE me Pak se komandot? Apo CE deshe.kush rrezikojn jeten perdite me pak.kush Ben fushim 2 her ne vit me shum.

    Përgjigju
    • Tani: 18/10/2024 09:25

      Po puna ecivilëve që punojnë dhe sakrifikojnë po aq sa edhe

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë