Pak pas dasmës, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël (FOTO)

Pak pas dasmës, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël  (FOTO)

Ajo i dha fund beqarisë në muajin shtator dhe tashmë ka për fansat e saj një lajm të ëmbël. Rona Nishliu ka treguar se do të bëhet nënë në një formë mjaft origjinale dhe që do të mbetet kujtim për të gjithë ata që do zgjedhin të blenë albumin e saj të ri muzikor. 

Rona Nishliu ka promovuar albumin e saj më të ri “Mindil”, i cili përmban shumë elementë të trashëgimisë kulturore shqiptare. Këtë album të ri këngëtarja e promovoi  në Prishtinë dhe me anë të tij zbuloi një lajm të bukur. “RTV21” shkruan se në kopertinën e albumit Rona ka bërë një dedikim dhe ka treguar se shumë shpejt do të bëhet nënë. Ajo ka shkruar se ky album i dedikohet fëmijës që pritet të lindë së shpejti dhe gjithë fëmijëve që duhet të njohin motivet kombëtare.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, shkruhet në album.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin