PAKISTAN - Minoriteti i krishterë në Pakistan ka bllokuar rrugët dhe ka djegur goma në një protestë kundër sulmeve të dy kishave të dielën, ku humbën jetën 15 persona e u plagosën rreth 80 të tjerë.

Protestat zhvillohen në qytetet lindore të vendit dhe autoritetet kanë bërë thirrje për qetësim të situatës pasi një turmë e egërsuar rrahu për vdekje dhe vari dy persona të dyshuar si të përfshirë në sulmet e djeshme. Një grup taleban mori përgjegjësinë për shpërthimet e kishave, në sulmin më të rëndë në Pakistan që prej vitit 2013-të.

Shkollat misionare të krishtera në të gjithë vendin janë mbyllur, teksa të krishterët janë të shqetësuar mbi mënyrën sesi janë bërë preh e sulmeve të tilla të dhunshme. Të krishterët përbëjnë me pak se 2% të popullsisë së dominuar nga myslimanët në Pakistan dhe janë të pambrojtur ndaj sulmeve fetare.



(v.gj/shqiptarja.com)