‘Pakoja e Madhe’, PD: Alarmante që studentët nuk janë në listën e kategorive përfituese! Skemë të manipulimit elektoral

‘Pakoja e Madhe’, PD: Alarmante që studentët nuk janë në listën e kategorive përfituese! Skemë të manipulimit elektoral

Besart Xhaferri

Partia Demokratike e Sali Berishës e sheh me shqetësim mungesën e studentëve nga kategoritë që përfitojnë nga ‘Pakoja e Madhe’. Besart Xhaferri, kryetari i FRPD-së në një deklaratë për mediat shprehet se studentë që marrin bursa vijnë nga familje të varfëra dhe punojnë pasditeve e fundjavave për të siguruar shkollimin.

Përjashtimin e tyre, Xhaferri e konsideron në lloj amnistie fiskale e zgjedhjeve dhe gjetja e një mënyrë për të ligjëruar sipas tij tarifat e blerjes së votës.

“Si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, përfaqësues i zërit të të rinjve, më alarmon mungesa e studentëve në listën e kategorive përfituese të “Paketës së madhe”.

Të gjithë e dimë se ka studentë që marrin bursa, sepse vijë nga familje të varfra apo studentë që punojnë pasditeve apo fundjavave për të mundësuar shkollimin. Në njëfarë mënyre, ajo është amnistia fiskale e zgjedhjeve, gjetja e një mënyrë për të ligjëruar tarifat e blerjes së votës.

Mungesa e studentëve është vetëshpjeguese: së pari, ata janë më pak të manipulueshmit ndër shtresat e shoqërisë, duke qenë se mosha ua lejon pavarasinë dhe moskorruptueshmërinë. Kjo i ka bërë ata një kategori për të cilën nuk duhen shpenzuar para qeveritare, dhe kjo e zbulon “paketën e madhe”, si asgjë më shumë se një skemë të manipulimit elektoral.

Në njëfarë mënyre, ajo është amnistia fiskale e zgjedhjeve, gjetja e një mënyrë për të ligjëruar tarifat e blerjes së votës. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’ua marrin paratë, sepse nuk janë të Edi Ramës por tuajat: janë taksat që ai ua merr dhe ua kthen sikur t’u bënte favor. Duke qenë të tyret këto para ne u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos ndihen borxhlinj dhe as të favorizuar nga Edi Rama.”, thuhet në deklaratën e Xhaferit.

'Pakoja e Madhe' u prezantua nga kryeministri Edi Rama për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. Në total nga kjo pako 8 8 miliardë lekëshe, do të ndihmohen 1 milionë individë. Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ndonëse inflacioni ka qenë më i ulët se vendet e tjera të rajonit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?