Pakti për Universitetin, Rama: Bëmë realitet zotimet, gati shpërndarja e Kartës së Studentit

Pas miratimit të vendimit në Këshillin e Ministrave, kryeministri Edi Rama u shpreh sot se brenda muajit maj do të nisë shpërndarja e Kartës së Studentit. “Sot jemi në kushtet kur një sërë aspektesh janë adresuar dhe të tjera do të adresohen. Karta e Studentit do fillojë të shpërndahet brenda muajit maj fillon me 40 shërbime por do ketë edhe të tjera”tha Rama.

Gjatë fjalës para studentëve për sondazhin kombëtar të studentëve, Rama tha se kur mori pushtetin, situata që gjetën në universitete ishte situatë xhungle, ndërsa tashmë situata po ndryshon rrënjësisht. “Faktikisht ne jemi sot në situatën kur po vendosim disa piketa që Europa i ka vendosur kohë më parë, por dua ta theksoj se e kemi nisur këtë rrugë nga një situatë xhungle në universitete, ku jepeshin diploma pa vlerë” deklaroi ai.

Studentët në mbarë vendim do të plotësojnë një sondazh mbi kushtet në universitet, nga korrupsioni, tek cilësia e mësimdhënies e deri tek infrastruktura. Kryeministri Rama i ftoi studentët të marrin pjesë në këtë operacion për identifikimin e problemeve, teksa garantoi se investimet për laboratorët dhe auditorët do të jenë më të mëdhatë e të gjitha viteve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë