Palestra e dembelëve, ja si të
dobësoheni vetëm duke fjetu

Palestra e dembelëve, ja si të<br />dobësoheni vetëm duke fjetu
Si ju duket ideja e një palestre ku shkoni për të fjetur?
 
Klubet shëndetësore David Lloyd në Britani tashmë do të ofrojnë një “shërbim” të ri kryesisht për prindërit e lodhur.
 
Një klasë që zëvendëson palestrën, por në vend të ushtrimeve ofron një gjumë të rehatshëm që zgjat 45 minuta.
 
Biçikletat zëvendësohen me shtretër dhe në vend të muzikës me zë të lartë do të ketë vetëm tinguj qetësues.
 
Por e mira e gjithë kësaj është se digjni shumë kalori.
 
Ekspertja e gjumit Kathryn Pinkham që ka bashkëpunuar me klubin David Lloud për projektin thotë se gjumi është shumë më i rëndësishëm sesa njerëzit e mendojnë.
 
Një zëdhënës i klubit është shprehur: “Sipas hulumtimit tonë 86% e prindërve pranojnë se rregullisht vuajnë nga lodhja, e cila është alarmuese kur marrim parasysh faktin se një gjumë i mirë ndikon në mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Mbushja e një palestre me shtretër mund të duket e pazakontë, por nëse do të ketë sukses, do ta shtrijmë këtë ndërmarrje.”

krevat

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla