Paloka te "5 Pyetjet": PD pati 
stuktura fiktive, disa iken te LSI 

Paloka te stuktura fiktive, disa iken te LSI ">
TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në "5 Pyetjet nga Babaramo" pranon se PD i ka humbur zgjedhjet, por shprehet se shifrat janë premtuese, megjithatë ai deklaron se në muajin shator do të zhvillohet edhe analiza e zgjedhjeve për të nxjerrë defektet dhe gjërat të cilat nuk funksionuan.

Gjatë emisionit ai tregoi edhe një detaj nga defektet, sipas tij kishte disa seksione të partisë që u zbuluan vetë pak ditë para zgjedhjeve që nuk ekzistonin fare, pasi anëtarët ose kishin ikur në emigrim, ose kishin kaluar në ditëtë e fundit me LSI.

"Do ta bëjmë analizën tonë brenda 2 muajsh. Një analizë të gjithanshme. Shumë strukturat nuk funksionuan siç duhet, pati edhe seksione që nuk funksiononin fare. Struktura që nuk mund të ketë funksionuar në shumë pjesë të Shqipërisë, por pati edhe raste që nuk ekzistonin fare. Anëtarët e partisë ose kishin ikur në emigrim, ose ishin kishin ikur me LSI-në ditët e fundit."- tha Paloka. 
 
Gjatë emisionit Paloka bëri apel popullit për t'i bërë ballë kësaj klike siç e quajti ai që sipas tij do të blejë edhe votat e 2017-s për të qëndruar në pushtet. Sipas tij duhet reaguar nga e shqiptarëve, por edhe nga ana e ndërkombëtarëve duke shtuar se nëse do të takohej me diplomatin amerikan do t'i thoshte se për të luftuar terrorizmin amerika çon ushtarë, jo trupën e baletit.

"Përpara kemi dy perspektiva, këta do vjedhin edhe votat e 2017-s dhe ne do marrim sërish letra falënderimi se kandidati juaj është shumë i mirë. Jemi në një situatë që është një palë që po përdor gjithçka deri në futjen e dhunës për fitimin e zgjedhjeve. Në Korçë sportelistja e ndihmës ekonomike u thoshte njerëzve që nëse fiton Filo do merrni nga 10 mijë lekë më tepër.  Pushtetin e përdorin për të vjedhur shqiptarët që t’i blejnë votat edhe më lirë, se sa më të varfër të jenë njerëzit aq më lirë u blihet vota. Nëse do kisha përballë një diplomat amerikan do i thosha se për të luftuar terrorizmin SHBA çon ushtarë, jo trupën e baletit. Duhet të përballemi me këtë klikë."-tha Paloka.

Paloka thekson se opozita ka marrë një rezultat të dobët për shkak të manipulimit të zgjedhjeve dhe solli si argument përfshirjen e administratës publike dhe presionet ndaj saj si dhe shitblerjen e votës apo edhe votuesit fiktivë. Një tjetër akuzë e kreut të grupit të PD-së ishte se në zgjedhje u përfshinë bandat dhe vetë policia.

Intervista e plotë
Ju mendoni që i keni fituar zgjedhjet apo i keni humbur…

Ky rezultat duke përjashtur të gjithë faktorët e tjerë që do t’i analizojmë më vonë, ky rezultat ka shifrat e tij dhe shfrat flasin për një rënie të koaliconit të majtë në krahasim me vitin 2013 dhe një rritje të PD-së. Po ta marrim në këtë aspekt kemi të bëjme me një rritje të PD. Por edhe shifrat e tjera flasin për humbje dhe ne nuk e kemi përjashtuar.

Kush janë faktorët?
Janë shumë, i kemi renditur. Në radhë të parë e gjithë struktura e shtetit e angazhuar në manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Ndoshta zgjedhtje e vitit 2011 kanë pasur këtë angazhim të shtetit.

Si u manipuluan? Komisionerët tuaj kanë firmosur?
Nuk është e thënë që zgjedhjet të vidhen në kutinë e votimit. Edhe kjo ka ndodhur është rasti i Pultit. Por janë edhe shumë forma të tjera për të manipuluar zgjedhjet. Adminstrata u vu nën urdhërat e kryeministrit për të mbushur kutitë e votimit.

Pati një përgënjeshtrim….u tha drejtorë elektoralë...
E përgënjeshtoi Ilir Meta, por nuk ka rëndësi haptazi kryeminsir i jepte urdhra administratës. Çfarë ndodhi me administratën? Çdo punonjësi iu kërkua që të sillte në rresht minimumi familajrët e tij për të votuar për mazhorancën. U tha nqs nuk votoni dhe nuk e dokumentoni votën do të ikni nga puna.

Vota është e fshehtë?
Kur nuk filmohet me telefon. Kanë dalë edhe në Facebook vota të fotografuar. Që këtu kemi të bëjmë me shkelje se nuk lejohet. Kishte kaq kohë që bandat nuk ishin të angazhuar në zgjedhjet. Në çdo zonë ke pasur banda të organzuar, të gjitha me lejen e policisë. Me udhëzim special të policisë. Rasti i Sukthit ku një njeri godit me qytën e pistoletës një person në mitingun e PD-së. U nxor në kërkim por ishte çdo ditë në krah të Vangjush Dakos. Edmond Spaho ka marrë në telefon drejtorin e policisë që ta arrestojë kur ka dalë në krah të Dakos dhe drejtori i policisë Durrës i ka thënë më fal po nuk kam ça të bëj. Kemi dhe një rast në Kavajë ku duke pirë dhe thithur kokainë dhe po prisni për të filluar fushatën e prof. Rroshit, ka hyrë policia dhe u ka thënë kujdes çuna jo kaq hapur se do ju filmojnë ata të PD. U vunë nën presion kandidatët dhe votuesit. Por, ka dhe njerëz të fortë ky vend që nuk pyesin për banda, se ka që nuk kanë pyetur për Enverin.

Nuk e njihni këtë rezultat?
Të mbaroj me analizën dhe do ta jap këtë përgjigje… Ka pasur presion dhe nga policia… thirreshin për verifikim gjasme. Policia u bë pjesë e bandave, inspektori në Vaun e Dejës qëlloi ndaj vëllait të kandidatit. Blerja e votës duke filluar nga blerja direkte si në pazar dhe këtë e bën shumë mirë LSI që nga 2013. U shkohet në shtëpi dhe u thuhet kaq e ke votën dhe fillon nga 20 mijë lekë deri në 200 mijë. Ka pas edhe kokëfortë që nuk e kanë shit lirë votën. Ka edhe variante të blerjes së kartës së identit tek demokratët.

Ju thoni që nuk ka rate të izoluara por ëshë fenomem. Po kur i keni fituar ju zgjdhjet i keni blerë?
E ka monopol e majtë sidomos LSI. Ne kurrë nuk kemi tentu të blejmë vota sepse nuk kemi as mundësi me thënë të drejtën.

A mendoni se nuk krijuar një frymë, nuk krijuar besim?
Ja të mbaroj arguementet. Na thonin sa na jepni ju se këta na jepni kaq. Votimi i emigrantëve që kanë ndenjur në shtëpi në Greqi psh. Do nxjerrim fakte dhe do jetë një skandal. Ne kemi humbur në Pukë me 40 vota për shembull. Kur Arben Frroku rrinte çdo ditë aty.

Ju morët Pukën, po ju keni pas komisionerë kudo?
Po ne nuk mund të pranojmë që dikush të iki të lërë kokën.

Ka pasur dhe vëzhgues ndërkombëtarë?
U përqëndruan aty ky vërtetë kishin probleme dhe aty ditën e zgjedhjeve nuk u dukën haptazi. Ca ka ndodhur tjetër… lëvizja e njerëzve. Ndodhi në Durrës, u fol për 2 800 njerëz që ishin regjistruar në shkurre.

Siç ka dhe në Vorë?
Le të vërtetohet. Ilir Meta kur del bën spot për shitblerjen e votë, kur thotë mos e shisni votën personifikimi i shitjes së votës. Del Monika më ka qëlluar Aldo Bumçi...

Nuk tha Aldo Bumçi…
Po tha nga makina e Aldo Bumçit. U përpqën që ditën e zgjedhjeve ta bënin shumë të qetë. Po ashtu ishte, po gjithçka ishte mbyllur ditën e zgjedhjeve.

Nuk besoj se një incident në Pult të vërë në dyshim zgjedhjet nëse i keni humbur apo jo…
Po ka edhe raste të tjera. Në Durrës nuk kishte 2800, po kishte edhe nja 3 mijë e ca të regjistrua që në 2011.

Diferenca është 15 mijë vota?
Po bëhen se 6 mijë vota janë 12 mijë vota. Se shtohen në një krah tjetër dhe pakësohen te krahu tjetër.

Nqs do kishte frymë nuk do ishte që PD në një 1/3 të jetë jo forcë e tretë dhe ka dhe bashki që është dhe forcvë e katër???
Nuk e di ku i keni zbuluar ju këto.

Në Përmet që e keni fituar por nuk jeni forcë e parë?
Po vetëm në zgjedhjet lokale nuk mund të matet proporcionali.

Ju këmbëngulni se zgjedhjet janë të manipuluara, por në proporcional ka një disfatë e PD
PS është forcë e parë. PD forcë e dytë , LSI e tretë. Në proporcional, në zgjedhjet lokale nuk kanë besueshmëri. Kryesisht në veri ka njerëz me mbështetje të madhe që kandidojnë për t’u bërë këshilltarë.

Blloku i majtë mbi 60 %, i djathti nën 40 %, e njëjta situatë edhe në Tiranë
Ky rezultat nuk mund të merret si tregues. Për Tiranën është ai rezultat që është. Prandaj e kundërshtuam reformën territoriale. Të vendosur ta bënin këtë hartë se më këtë fitonin.  Duke filluar nga kandidati deri tek më i fundit u vunë në presion. Në Tiranë te lokali që nisi fushatën Kosova, të nesërmen i shkuan tatimet.
 
Si shpjegohet që shkuat me koalicionin me të vogël?
Jo çdo gjë varet nga ne, por duket se këtu funksionoj edhe shit-blerje për partitë. Koalicioni i gjerë me këtë sistem tregon avantazh.
 
Çfarë nuk funksionoi?
Do ta bëjmë analizën tonë brenda 2 muajsh. Një analizë të gjithanshme. Shumë strukturat nuk funksionuan siç duhet, pati edhe seksione që nuk funksiononin fare.
 
Ku ka qenë këto?
Struktura që nuk mund të ketë funksionuar në shumë pjesë të Shqipërisë, por pati edhe raste që nuk ekzistonin fare. Anëtarët e partisë ose kishin ikur në emigrim, ose ishin kishin ikur me LSI-në ditët e fundit.
 
I vetmi qytet ku mendohej një garë të fortë të ishte Durrësi
Kandidati në Durrës ishte një nga zgjedhjet më të mira. Në Tiranë dhe Durrës kemi zgjedhur kandidatët më të mirë. Do ta hap në debat figurën e kandidatëve, ne garuam me figura pozitive, ata me kriminelë. Edhe Dako do futet te kjo listë se edhe ai ka përdorur kriminelët. E gjithë Kavaja që Rroshi është i dënuar. Pjesë e skandalit të kësaj qeverie për këto zgjedhje. Xhelal Mziu është dënuar për një tender që nuk është zhvilluar. Të bësh krahasime me ta është e papranueshme.
 
Rama ka thënë që kanë sjellë dëshmi penaliteti të pastra
Që janë të virgjër. E ka thënë ambasadori i SHBA që ak kandidatë të inkriminuar. Këta nuk pyesin as për opozitë e as për SHBA. Këta u vunë kandidatë u vonë në zona ku mazhoranca kishte frikë, duke përdorur të gjitha format. Në Krujë komisionarët janë kërcënuar. Votat janë shoqëruar nga vëllai i kandidatit të PS.
 
Kështu thoshte edhe Rama në 2009?
Rama nuk nxorri asnjë fakt veç Ruzhdies. Edhe ata komisionarë të Ruzhdies u dënuan.
 
Ndani të njëjtin mendim e Topallin, se PD s’ka bërë hapa para
Jo të gjitha strukturat funksionuan siç duhet. Qoftë edhe komisionarët që duhet të hapnin sytë më shumë. A ka gabime të tjera, s’mund të nxjerr konkluzione pa bërë një analizë. Nuk janë këto fenomenet që përcaktuan zgjedhjet. Ne edhe s’mund t’i fitonim se jemi 2 vite pas 2013-s. Ky rezultat tregon se ka një rënie me rreth 200.000 vota të kësaj mazhorancë. Dhe ka një rritje me dhjetëra mijëra vota të PD. Ka një rënie të besimit të PD
 
A është Basha njeriu i duhur në krye të PD?
Basha njeriu i zgjedhur nga PD, deri më sot ka treguar se është njeriu i duhur. Unë thashë se perspektiva për të ardhmen e Shqipërisë nëse vijohet me këtë rrugë është e zymtë. Nëse do isha unë a do kisha vepruar ndryshe...

Sipas jush cila është rruga që duhet të zgjidhet?
Kemi dy perspektiva, këta do vjedhin edhe votat e 2017-s dhe ne do marrim sërish letra falënderimi se kandidati juaj është shumë i mirë. Jemi në një situatë që është një palë që po përdor gjithçka deri në futjen e dhunës për fitimin e zgjedhjeve. Në Korçë sportelistja e ndihmës ekonomike u thoshte njerëzve që nëse fiton Filo do merrni nga 10 mijë lekë më tepër.  Pushtetin e përdorin për të vjedhur shqiptarët që t’i blejnë votat edhe më lirë, se sa më të varfër të jenë njerëzit aq më lirë u blihet vota.
 
Si do të vazhdojë situata?
Nëse do kisha përballë një diplomat amerikan do i thosha se për të luftuar terrorizmin SHBA çon ushtarë, jo trupën e baletit. Duhet të përballemi me këtë klikë.
 
Edhe me armë?
PD Demokracia mbrohet me çdo gjë. Çdo shqiptar duhet ta marrë si një akt patriotik për të mbrojtur demokracinë.
 
Është një qeveri e zjedhur me vota demokratike
Kush është kjo qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. U thamë mos kandidonin të inkriminuar e bënë këtë dhe çdo gjë tjetër për të fituar zgjedhjet.  S’përmenda as armë. Por nëse ne vëmë një intelektual dhe ata një kriminel, dhe fiton krimineli kjo s’mund të vijojë.
 
Sipas kësaj logjike, i bie që ju do kandidoni kriminelë?
Se them unë. Këtë po e thua ti. Shqiptarët duhet të përballen me këtë klikë. Unë thashë nëse do ulesha me një diplomat amerikan çfarë do t’i thosha. Në shtator do të bëjmë analizën, nuk do plasi lufta
  
Në shtator sipas analizës tuaj a duhet ndryshuar lidershipi i PD?
Analizat bëhen për të nxjerrë defektet, pas kësaj do të shikohet se çfarë do të ndodhet
 
13 kandidatët tuaj bojkotuan mbledhjen e Ramës
Për çfarë u bë mbledhja. Vetëm u mbajti fjalim. U tha që do u hiqte akoma më tepër kompetenca. Rama i mblodhi për t’u thënë se unë jam shefi.

A është përjashtuar Doda?
Doda nuk para vjen në mbledhje, por nuk është përjashtuar nga grupi. Nëse kjo do kishte ndodhur do e kishit marrë vesh
 
Ajo ka deklaruar se nuk është thirrur në mbledhjen e grupit
Do pyes sekretaren nëse kjo ka ndodhur, por nuk është përjashtua asnjë deputet.
 
Patozi mban të njëjtin qëndrim si Topalli që keni humbur..
Kush tha se nuk kemi humbur, me matematikë ne dimë se kush ka humbur. Po flasim për një palë zgjedhje të manipuluara qartazi.
 
A thatë ju që këto zgjedhje janë plebishitare, referendum?
Absolutisht jo, ka qëndrim politik po. U ofruam qytetarëve ne jemi forca që përveç pushtetit lokal kur të vijmë në pushtet do bëjmë edhe këto. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)