Pamje spektakolare vijnë nga Durrësi përgjatë aksionit të IKMT për shembjen e hotel Vila Verde, i cili është shpallur i rrezikshëm dhe i pabanuar pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit.
Teksa fadroma e IKMT punonte për shembjen e kësaj Vile 5 katëshe, një pjesë e banesës është shembur dhe ka rënë pak centimetra larg fadromës, duke vënë në rrezik jetën e fadromistit. Fatmirësisht një lëvizje mbrapa e fadromës ka bërë që inertet të mos shemben mbi çatinë e saj por të bien para saj. Pas kësaj shembje është ngritur një re e madhe pluhuri.

Ndërkohë fadroma e IKMT pas kësaj ngjarje ka pushuar për disa minuat dhe më pas i është rikthyer punës për shembjen e Vila Verdes.
Goditja e tërmetit në këtë vilë dëmtoi rëndë kolonat e katit të parë duke e bërë shumë të rrezikshme mbajtjen në këmbë të saj.
Lajmi kryesor:
DËMET-SHIFRAT/ 701 objekte të inspektuara në qarkun e Durrësit, 267 të pabanueshme...mbeten dhe 7 objekte për t'u shembur












