Pamjet e pabesueshme nga ulja e sondës në Mars

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar të zbarkimit të sondës Perseverance në Mars javën e kaluar, incizim që ka gëzuar inxhinierët mbrapa fluturimit për kualitetin e lartë të materialit, për dallim nga fotografitë e siguruara në misionet në të kaluarën.

“Këto video dhe këto fotografi janë pjesë e ëndrrave tona”, ka thënë Al Chen, i cili ka qenë i angazhuar në ekipin për zbarkim të sondës. Gjashtë kamera ishte planifikuar të regjistronin zbarkimin e sondës në Mars më 18 shkurt, por vetëm njëra ka punuar si duhet. NASA ka siguruar disa incizime pas lëshimit, të cilat i ka prezantuar në publik.

Në video shihet parashuta portokalli dhe bardhë duke u hapur në sipërfaqen e Marsit dhe duke iu afruar secilën herë e më shumë pluhurit të kuq.

Sonda Perseverance është ulur pranë një delte antike të lumit në kraterin Jezero, për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike, aty ku edhe do të qëndrojë për dy vite.  Sonda Perseverance ka më shumë kamera sesa secili mision më parë – në total 25.

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Figura të reja dhe lidershipi i partisë në zonë rreziku/ A ka zgjedhur PS strategjinë e duhur për siguruar një tjetër mandat?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vaksina ruse për COVID-19 do të prodhohet në Itali