Pampuri: Pushteti i Ramës për të mbrojtur trafikantët! Në 7 vite mashtroi qytetarët, largoi vendin nga BE

Pampuri: Pushteti i Ramës për të mbrojtur trafikantët! Në 7 vite mashtroi qytetarët, largoi vendin nga BE

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri

TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka bërë një analizë të qeverisë së kryeministri Edi Rama, sipas së cilës edhe gjitha është një qeverisje për një grup njerëzish dhe jo për shqiptarët.

Ajo ka listuar në sërë arsyes se përse vendi nën drejtimin e Ramës është shkatërruar, ku dy më kryesorët vendos keqmenaxhimin e situatës së COVID-19, tërmetin e 26 nëntorit për të cilat shprehet se nuk iu është gjendur pranë qytetarëve, por ka bërë thjesht show.

Deklarata e plotë
Prej me shume se 7 vitesh, Edi Rama nuk u kujdes per nje mireqeverisje, ku te prevalonte hartimi i politikave sociale e ekonomike, hartim strategjish per te vijuar punen e per te ndertuar nje shtet te denje per te qene pjese e BE, por pushteti i tij u perqendrua tek beteja per te mbrojtur deri ne fund trafikantet e kriminelet qe vendoste ne krye te bashkive, drejtorive apo edhe ne parlament, te cilet i sherbejne atij dhe seres se tij. Sigurisht me kete grup nuk kish se si Shqiperia te bente hapa para, pervecse cdo vit te penalizohej me kushte te reja nga BE, duke zbehur shpresen e hapjes se negociatave. Si njeri me personalitet te shumefishte e delirant, nga njera ane maskon sjelljen e tij duke duke u shtirur ne Europe si individ me sjellje perendimore, si i gatshem per te bashkepunuar me nderkombetaret e per te zbatuar cdo reforme ne te mire te zhvillimit te vendit, nga ana tjeter kur e sheh "lakun ne fyt" e humbjen te sigurt, i hedh tej edhe nderkombetaret.

Edi Rama humbi cdo beteje ne keto vite qeverisje.

Ai do te mbahet mend per genjeshtra, per rritjen me te madhe qe ka pesuar borxhi publik, e per keqmenaxhimin e shperdorimin me skandaloz te parave te taksapaguesve shqipetare. Dhe si te mos i mjaftonin shume skandale, mashtrime, korrupsion, shitblerje votash, gjate ketyre viteve ndodhi pandemia dhe termeti, te cilat e renduan me shume situaten e cila;

rendoi gjendjen ekonomike te shqiptareve

Pandemia u keqmenaxhua per shkak te mos alokimit te fondeve ne sherbim te saj.

Shqiptaret u mashtruan per mbeshtetje financiare dhe ndihma ushqimore.

Rama manipuloi shifrat e perftuesve te ndihmes ushqimore; nga 173.000 familje qe perfituan, ai raportoi 400.000 familje perfituese.

Edi Rama e perdori pandemine per perfitime personale dhe korrupsion;

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)