I kthyer në traditë, në Lezhë u organizua Panairi i Gjelit të Detit. Fermerët u mblodhën në Zadrimë, zonë e njohur prej dekadash për mbarështimin e këtij shpendi, simbol i tryezave të natës së ndërrimit të viteve. Krahas promovimit të produktit vendas, panairi solli edhe tradita kulturore e gastronomike të kësaj zone.
Teksa flasin për vështirësitë që po përballen, fermerët kërkojnë që gjeli i detit të konsumohet gjatë gjithë vitit, ndërsa thonë se çmimi varion nga 7 deri në 10 mijë lekë për kilogram.
“Kjo zonë e ka traditë gjelin e detit. Është një shpendët më të shijshëm, rritet me ushqim bio. Ka pasur shitje ngaqë është i rritur me ushqime të zonës. Ka vështirësi, por ia kemi dalë ngaqë tregu po shkon mirë.
Gjeli i detit është shumë i vështirë me u rrit, por shumë i bukur kur shitet. Por ne e shesim vetëm 1 herë në vit, në nëntor për festat. Sikur të shitej gjatë gjithë vitit do ishte shumë mirë, edhe për atë që i blejnë, edhe për ata që i rrisin. Zadrima rrit gjelin 100% bio, çmimi varion nga 800 lekë/kg deri 1000 lekë/kg”, shprehen fermerët.
Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, thotë se të gjithë bashkë duhet të bëjmë më shumë për ti dhënë më tepër zhvillim sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.
“Bashkia, Ministria, të gjithë duhet të bëjmë më shumë në drejtim të fermerëve, jo vetëm për gjelin e detit, që zona e Zadrimës si një ndër zonat më të spikatura në fushën e agrokulturës dhe kultivimit të gjelit të detit të jetë e mbështetur dhe të jetë në fokusin e projekteve të qeverisë. Zadrima është ndërkombëtarizuar me ato që ka bërë, produktin lokal e ka ndërkombëtarizuar”, thotë Ndreu.
Prej fillimit të muajit dhjetor në Lezhë ka nisur tregtimi i gjelit të detit, teksa në Zadrimë mbarështohen rreth 15 mijë shpend çdo vit.
SI.E./A.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
-
Anoj pozitiv
44.6%
-
Anoj negativ
28.8%
-
Të përzier
26.7%
Vota total: 525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në lagjen 'Skënderbeg' në Lezhë, plagosen dy persona (VIDEO)
12 Dhjetor, 17:56
-
Arrestohen dy ushtarët e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe, do eliminonin Indrit Doklen! Bastisen edhe Bajrat në Shkodër (VIDEO me DRON)
12 Dhjetor, 07:48
-
‘Toka Jonë’, si u sajua filmi në komunizëm për të goditur familjen e pasur! E vërteta del në dritë pas 60 vitesh me fakte historike
11 Dhjetor, 15:19
-
Përdorimi i kinemasë në komunizëm! Klubi i filmit 'Mësojmë nga e Kaluara', sjellin në Lezhë 'Toka Jonë'
11 Dhjetor, 14:10
-
Lezhë/ Kamioni përfshihet nga flakët në fabrikën e tullave, nuk dihen shkaqet
11 Dhjetor, 13:50
-
Himara, Saranda dhe Belshi ndezin dritat e pemës së fundvitit, atmosferë festive në sheshet e qyteteve (VIDEO)
10 Dhjetor, 18:48
-
Rriten rastet e dhunës në Lezhë, mes tyre 90% gra të pajisur me urdhër mbrojtje! Nuk përjashtohen as burrat
10 Dhjetor, 12:17
-
Kune-Vaini ‘pushtohet’ nga flamingot, klima e butë dhe ushqimi në lagunë rikthejnë shpendët migrator edhe në dimër (VIDEO)
9 Dhjetor, 10:24
-
Ura e Matit do të hapet brenda këtij viti! Kryhen 60% e punimeve për rikonstruksionin e saj
8 Dhjetor, 15:14
-
U ndërtua nga 'Gener 2', pëson shembje rruga e re panoramike Shëngjin-Velipojë! Qarkullimi në fshatin Rrjoll i rrezikshëm, vetëm në 1 korsi
7 Dhjetor, 16:30
-
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, 'ping-pong' mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura! Imeraj: Neglizhuan hapjen e kanalit
7 Dhjetor, 15:10
-
Shembet masivi shkëmbor në Mirditë, 9 mijë banorë pa ujë! Ujësjellësi i Bargjanës jashtë funksioni, kërkohet ndihmë nga ushtria
7 Dhjetor, 14:56
Cmimi eshte 1200-1300lek/g. Apo flisni 700lek pesha e gjalle?? Gjithe vitin duam dhe neve ta konsumojme po skemi leke se na i mori Balluku per tunelin
Përgjigju