Panairi i Librit/ Çfarë lexojnë të rinjtë shqiptarë, botuesit: Shteti ka rol përcaktues!

Botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe arsimit, diskutuan në Panairin e Librit “Tirana 2018” rreth temës "Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?".

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri e konsideroi shumë të rëndësishëm rolin e shtetit, jo vetëm për buxhetet që vë në dispozicion, por edhe për hartimin e politikave arsimore.

Shkolla, universitetet, bibliotekat që janë në një nivel shumë të dobët. Mendoj se shteti ka rolin determinant, përcaktues, jo vetëm nga buxhetet që vë në dispozicion, por edhe në hartimin e politikave. Përmirësimin e legjislacionit etj.

Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve

Ndërsa, përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Mimoza Hysa ndali tek promovimi i leximit nga pikëpamja institucionale, nismat dhe propozimet që kanë në qendër edukimin e brezit të ri.

Lëvizja që ne kemi marrë këtë vit është një lëvizje që ndryshe nga fushatat e dy viteve më parë do të shtrihet në kohë. Kemi marrë modele, do të bëjmë shkollat, kopshte modele. Për të kuptuar që leximi nis që në fëmijëri.

Mimoza Hysa, drejtoreshë e librit në MK

Botuesi Piro Misha u shpreh se problemi kryesor qëndron tek botimet. Cilësia e dobët e librave, sipas tij, bën që lexuesi i ri të largohet nga libri.  

Mos të harrojmë që bazat e leximit është familja në radhë të parë. Janë klima e  përgjithshme, dhe shkolla. Ne nuk duhet që të shohim vetëm pjesën elitare që blen libra, por një mas që do të jetë e ardhmja. Një sërë problematikash që kanë burimin në Ministri të Arsimit, Hamleti në 20 faqe, Shekspiri në 20 faqe. Përveçse përfitimit, ata sjellin një produkt problemor. Sot ka një sfidë të madhe me internetin, por leximi duhet të afrojë të kundërtën e asaj që ka interneti. Nëse duam realisht që të ndryshojmë diçka, duhet që të merret seriozisht. Mos të fshihemi pas një lloj populizimi që e kanë kërkuar nxënësit, por të shikojmë interesin publik, duhet një revolucion.

Piro Misha, Botues

Panairi i librit mbyllet në datë 18 nëntor në Pallatin e Kongresve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja