Panairi i Librit / Letërsia për fëmijë pa çmim, shkrimtari: Mungon interesi i botuesve dhe institucioneve

Lexuesit e sinqertë, fëmijët, duhet që të kenë saherë në duart e tyre një letërsi të mirëorientuar. Por, rreziku është edhe më i madh kur bëhet fjalë për letërsi shqipe për fëmijë...  

“...Letërsia për fëmijë vjen shumë e mirë e përkthyer, por kemi pasur shumë pak libra me autorët tanë letërsi artistike origjinale. Në këtë pikë kemi qenë të gjithë në një mendje, që çmimin e letërsisë për fëmijë për hir mossigurimit të një konkurrence normale për të përzgjedhur librin më të mirë në këtë zhaner të mos e japim këtë vit si një çmim të Panairit të Librit”... 

Këtë kontestoi kryetarja e jurisë së çmimeve në Panairin e Librit, Lili Sula, gjatë ndarjes së çmimeve. Argument që për shkrimtarin dhe studiuesin, nuk mjafton që letërsia për fëmijë të mosvlerësohet fare...

Është për të ardhur keq, që edhe sivjet nuk u dha një çmim për letërsinë për fëmijët. Nuk e di se cilat janë shkaqet, por një gjë e them me siguri, se letërsi për fëmijë ka, por problemi është sesa ne e zgjedhim dhe e vlerësojmë atë letërsi shqipe. Ne nuk po zbulojmë autorë të rinj që shkruajnë për fëmijët. kjo është shumë e domosdoshme, sepse përgatit brezin e ardhshëm. 

Pandeli Koçi, kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj

Çfarë tregon për shoqërinë tonë mungesa e librave për fëmijë në letërsi, institucionet a po bëjnë sa duhet në këtë drejtim? "Të nisim nga a-ja. Në pak universitete jepet si lëndë, s’kemi një kurs për kritikën letrare. Këtë duhet ta kenë të gjitha institucionet, që kanë letërsi. Një faktor i jashtëm është edhe fakti, që botuesi e ka më të lehtë që të botojë paraqitjen e jashtme edhe zgjidhen autorët shqiptarë. Vëmendja institucionale, interesimi nuk është nga institucionet përkatëse, qoftë nga MK apo MAS në nivelin që duhet, ose është sporadike, ose është e injoruar fare", thotë ai. 

Ndërsa, botuesja Loreta Berhami e shpjegon kështu mungesën e këtij çmimi. 

Jo se mungojnë, por nuk janë në një nivel që mund të krahasohet me botimet e huaja letërsia për fëmijë. E vërteta është që letërsia për fëmijë mendohet si diçka e thjeshtë, por është shumë herë më e komplikuar se proza apo letërsia për të rritur. Që t’u flasësh fëmijëve për ato koncepte, të njëjta me ato që u interesojnë të rriturve për etikën, moralin në një mënyrë argëtuese, është shumë herë më e vështirë se ta bësh këtë me të rriturit. Në përgjithësi nuk besoj se autorët shqiptarë kanë arritur në nivelin që janë autorët ndërkombëtarë. Prandaj edhe ai është një çmim që jepet pak”, shton botuesja Loreta Berhami.  

Megjithatë, në këtë panair titujt e rinj për letërsinë për fëmijë nuk munguan. Shpresojmë që në vazhdim ky zhaner që ka në thelb edukimin e brezit të ri, të ketë më tepër mbështetje inkurajuese nga institucionet shtetërore. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër