Panairi i Torinos/ Ermal Meta krenar për Shqipërinë: I kam borxh, më inspiroi për këngët më të bukura! Kadare: Ne, populli i vjetër me të ardhmen me BE

Janë pamjet e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino... Shqipëria është përzgjedhur në këtë edicion të 35-të si vend mik, një mundësi e mirë për promovimin e letërsisë vendase dhe historikut të saj...

Vëmendje tërheq mes stendave, Pavijoni shqiptar i konceptuar në formën e një shkëmbi të hapur, inspiruar nga “Kronikë në gur” e Kadaresë... Kjo është “Shqipëria, përmes pasqyrave”, për të cilin shkrimtari përmes një videomesazhi shprehet i ngazëllyer...

“E çmoj shumë këtë ngjarje që ka ndodhur, më jep një gëzim shumë të madh”, shprehet shkrimtari Ismail Kadare.

Nga Buzuku e Bogdani tek brezat e rinj të shkrimtarëve, çdo vizitor mund të njihet deri në 22 maj me letërsinë tonë e historikun e saj. Por edhe për të ardhmen, që Kadare e shikon të lidhur me Bashkimin Evropian.

“Shqipëria është një shtet i vjetër evropian i shekullit të XV-të, ne këtë s’para e themi, nuk na i thonë as të tjerët dhe kjo mua më acaron, më duket krejt e padrejtë, sepse është që një populli i mohohet e kaluara. Gjithçka e mirë që po i vjen Shqipërisë sot i vjen nga ky bashkim me Evropën, me Bashkimin Evropian”, shton më tej shkrimtari.

Kadare tregon se ka shumë për të zbuluar për traditën tonë letrare...

“Vendi ynë Shqipëria i shekullit të XV-të është vendi i rrallë evropian i cili ka botuar,bënte letërsi në gjuhën latine dhe shqipe. Këtë ne e kemi harruar por duhet ta rikthejmë dalëngadalë”, thotë më tej.

Mesazhi i shkrimtarit të njohur gjatë ditës së parë jepet në praninë e kantautorit Ermal Meta. në Panir i pranishëm si autor i ri, duke rrëfyer për atdheun e tij përmes romanit “Nesër e përgjithmonë”, por edhe përtej tij... ka kthyer reflektorët drejt Shqipërisë letrare...

“Të besosh në atë që do të bëhesh, është çelësi për të kuptuar thelbin e kësaj historie. Por nuk është vetëm kjo! Lidhet me ndjesinë time të fajit, që u largova nga një vend që ishte dhe është i imi. Është një borxh emocionesh, sepse çdokush e gjen diku frymëzimin. Dhe më duhet të them se unë jo vetëm për romanin por edhe këngët më të bukura inspirimin e kam marrë atje!”, shprehet muzikanti dhe autori Ermal Meta.

Në ditën e dytë ruhet po i njëjti entuziazëm, i autorëve, por edhe i dashamirësve të letërsisë shqipe. Në këto pamje shkrimtari Fatos Kongoli po përjeton takime me lexuesin në vendin fqinjë... Ndërsa në mesditë priten t’i bashkohet atmosferës festive të librit shqip Lea Ypi dhe Ornela Vorpsi.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja