Panairi ndërkombëtar CES në Las Vegas tërheq rreth 150.000 vizitorë dhe është krahas CeBIT në Hannover, IFA-s në Berlin dhe "Mobile World Congress" në Barcelonë një nga panairet më të rëndësishme botërore për industrinë e IT. "Shumë prodhues nga fusha e IT, elektronikës së konsumit dhe industrisë së telefonisë celulare përfitojnë nga CES si panairi i parë i vitit për të paraqitur produkte të reja dhe përpiqen të përcaktojnë tendencat e vitit", thotë Volker Zota, redaktor në revistën gjermane për kompjutera c't.
Ndër produktet më të preferuara janë edhe këtë vit tablets dhe smartphones. Sidomos në Kinë pritet të ketë një rritje të madhe të tregut për këto produkte, parashikon analisti Steve Koenig. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të renditen në këtë biznes të dytat.
Rritje e tregjeve në Azi
Në të njëjtën kohë bumi në tregjet në reja nuk do të thotë për këtë industri edhe ketë rritje të përgjithshme të të ardhurave nga shitjet - sepse aty ku kërkesa është në rritje, kërkohen sidomos pajisje të lira. Nga rreth 1.2 miliardë smartphonët e shitur këtë vit, rreth 70 për qind janë shitur në tregjet e vendeve aziatike. Prandaj çmimi mesatar i një smartphone që sot është 444 dollarë pritet që në vitin 2010 të bjerë në 297 dollarë. Zhvillime pozitive priten edhe në shitjen e tablets, sidomos atyre me ekrane nën 10 polsh.

Tregu për smarphone-t nuk është ngopur
Edhe pse ekspertët mendojnë se shitjet më të mëdha të smartphone-ve priten në Azi edhe tregjet e vendeve të industrializuara nuk janë të ngopura. Interneti po gjen shtrirtje gjithnjë e më të gjërë në sferën private dhe për këtë kërkesa për smartphones dhe tablets po rritet, sqaron Shawn DuBravac, kryeekonomist i CEA-s.
Prodhuesi korean Samsung që zë vendin e parë në treg për smartphones po paraqet në panairin CES platformën "Samsung Smart Home" me anë të së cilës mund të dirigjohet e gjithë teknika e shtëpisë nga frigoriferi deri tek lavatriçja.

Ekranë fleksibël
Lidhja e televizorit me internetin është bërë tashmë një gjë e zakonshme. Në vitin 2010 në Gjermani një lidhje të tillë e gjeje vetëm në 4,1 milionë shtypi, kurse në vitin 2013 në mbi 14 milionë. Në prag të veprimtarive të mëdha sportive si Kampionati Botëror i Futbollit apo Lojërat Olimpike koncernet po ofrojnë televizorë me ekrane me HD të katërfishtë dhe me një diagonale prej 2,66 metrash.
Po ashtu në CES po prezantohen edhe aparate për argëtim në automobilë. Një i tillë pritet të hidhet në treg nga Audi në kooperim me Google. Kurse koncerni amerikan General Motors do të ofrojë për makinat Corvette Stingray një regjistrues për zërin, figurën dhe informacionet e udhëtimit.

Redaksia online
(ac/o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com