Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, mori pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese. 

Komisioni në mbledhjen e sotme ka diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2017.
 
Panariti është shprehur: “Kërkesat tona kanë të bëjnë me vënien sa më parë në eficencë të fondit të garancisë nga qeveria, ne mënyrë që ky fond të verë në funksion kreditimin."
 
Ndërsa sa i përket buxhetit të vitit 2017 për bujqësinë ministri është shprehur se do të përdoret veçanërisht për kanalet kulluese në Maliq dhe Torovicë. Për mekanikën e re për bujqësinë, sisteme të reja ngrohjeje, për serat dhe përpunuesit e grumbulluesit, si dhe për sektorin e peshkimit e menaxhimin e burimeve ujore.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com