TIRANE- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti drejtoi sot mbledhjen e parë të Këshillit Konsultativ të Eksporteve, me eksportuesit kryesorë shqiptarë për të dëgjuar problemet me të cilat ata hasen çdo ditë.
Disa nga çështjet që ngritën eksportuesit ishin lehtësirat fiskale ndërsa, u kërkua dritë jeshile për mallrat që nuk mund të presin në doganë dhe të kalohen sa më shpejt për në destinacionet e tyre.
Kështu eksportuesit e bimëve medicinale, prodhimet e të cilëve shkojnë 100 % në eksport, kërkuan të subvencionohet vetëm fara autoktone e këtyre bimëve dhe të ndalet fara e importit për të ruajtur për të ruajtur vlerat dhe cilësitë e këtyre bimëve origjinale që rriten në veri të Shqipërisë.
Pasi dëgjoi shqetësimet, ministri Panariti tha në fjalën e tij se shumica prej kërkesave të tyre, veçanërisht lehtësirat fiskale, do të zgjidhen ndërsa shtoi se do të diskutohet me Ministrinë e Financave për të krijuar mundësinë që eksportet drejt vendeve të BE të shumëfishohen.
Ky Këshill Konsultativ i Eksportuesve, i krijuar me kërkesë të kryeministrit Rama, dhe që do të mblidhet në mënyrë periodike nën drejtimin e Ministrit Panariti synon të evidentojë gjithë problemet që kanë eksportuesit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com