Gjermania do të mbështes financiarisht vendin tonë në projektet në fushën e vreshtarisë dhe verërave.
 
Gjithashtu në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i bujqësisë Edmond Panariti dhe Sekretares së Shtetit të Bujqësisë së landit të Baden Wurtenberg, Friedlinde Gur-Hirsch dhe anëtaren e Komisionit të Bujqësisë, Kordula Kovaç pala gjermane do të dërgojë, në mbështetje të fermerëve shqiptarë, makineri dhe pajisje teknologjike bujqësore.
 
Gjatë vizitës së tij në Gjermani, ministri Panariti u takua dhe me Parlamentaren e Bundestagut gjerman Kordula Kovaç, e cila ofroi mbështetje dhe asistencë juridike nga ana e qeverisë gjermane për akses në fondet evropiane të paraderimit në BE nga Ministria shqiptare e Bujqësisë.
 
Synimi i këtyre marrëveshjeve është promovimi i autoktone të verës shqiptare duke organizuar ashtuquajturat "rrugët e verës në të gjithë vendin. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)