Panda gjigande në
Kinë lind dy binjakë

KINE: Një panda gjigande ka lindur dy këlyshë të vegjël në qendër të provincës Sichuan të qytetit Chengdu.
Sipas raportimit të mediave kineze pandat e sapo lindura, një mashkull dhe një femër, peshojnë 146 dhe 117 gram respektivisht.

Stafi i Fondacionit për kërkimet dhe mbrojtjen e pandave gjigande po përkujdesen dhe egzaminojnë këlyshët ende pa gëzof të cilët kanë përmasat e dorës së njeriut.
Nëna pandë, Yaxing, tregohet se ka lindur dhe më parë këlyshë të tjerë.

Një prej agjentëve zyrtarë të lajmeve në Kinë deklaroi se këtë vit kanë lindur plot 49 këlyshë pandash, por prej tyre kanë mbijetuar vetëm 42.

Në bazë të të dhënave të tij në të gjithë botën mbahen rreth 376 panda në kopshtet zoologjike apo në robëri, ndërsa 1,600 panda janë lënë të lira në habitatin natyror të tyre.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë