Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin "Repolitix" tha se bërja e maskave të detyrueshme po diskutohet nga ekspertët e shëndetësisë, por ende janë në diskutime. Manastirliu tha se nëse bëhet të detyrueshme është vetëm për maskat prej cope, ndërsa ato kirurgjikale janë vetëm për stafin mjekësor dhe të dedikuara vetëm për to.
Ministrja foli gjithashtu edhe për rastet e shpërthimit të virusit në fasoneri duke thënë se është ngritur një task-forcë që bën monitorimin e fasonerive për respektimin e masave. Manastirliu tha se në lidhje me monitorimin e këtyre fasonerve janë vënë edhe masa administrative dhe disa janë mbyllur.
Në lidhje me lehtësime, Manastirliu foli për 4 faza hapje graduale që do të lejojnë monitorimin e kurbës dhe marrjen e vendimeve në lidhje me liritë me pikatore. Manastirliu tha se kjo hapje do të jetë shumë e kujdesshëm dhe një fazë shoqërohet me një periudhë dy javore monitorimi. në këtë monitorim përfshihet edhe koeficienti i transmetimit të virusi i cili në vendin tonë llogaritet 1.05 dhe analiza e tij është jë proces mjaft dinamik që është në studim të vazhdueshëm nga ekspertët e shëndetësisë.
Sa për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, Manastirliu tha se është ende herët për të menduar për këtë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste në emisionin "Repolitix", foli për koeficientin e transmetimit të virusi i cili në vendin tonë llogaritet 1.05. Ajo tha se ky koeficient analizohet në dinamikë dhe mbi baza 2 javore mbi të cilën analizohet rritja e kurbës, të infektuarve dhe të shtruarve për të përcaktuar atë.
"Koeficienti R, koeficienti i përhapjes së virusit në Shqipëri është 1.05. Vlerësimi i koeficientit të përhapjes është një dinamikë e përhapjes së virusit nga një person tek një tjetër. Mbajtja e koeficienti 1 dhe nën 1, është padyshim i masave të marra në kohën e duhur. Ky koeficient analizohet në dinamikë dhe mbi baza 14 ditore dhe për të parë se sa është baza e koeficientet duhet parë në faza dy javore. Jemi duke lehtësuar në mënyrë shumë shumë graduale dhe të kujdesshëm masat dhe nuk do të marrim hapa të tjerë nëse koeficineti do të pësojë rritje, kurba rritet apo rritet numri i të shtruarve në spital", tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për "Repolitix" për 4 faza hapje që do të lejojnë monitorimin e kurbës dhe marrjen e vendimeve në lidhje me hapjen dhe lehtësimet gradualet. Manastirliu tha se kjo hapje do të jetë shumë e kujdesshëm dhe një fazë shoqërohet me një periudhë dy javore monitorimi për të parë se si po ecin masat dhe si po funksionojnë lehtësimet me pikatore në lidhje me rastet e reja të infektimit, për të parë nëse do të bëhen apo jo lehtësime të tjera.
"4 fazat e hapjes janë faza që përcaktojnë linjat e një rihapje të kujdesshëm dhe shumë të ngadaltë, por nuk përcaktojnë datat specifike. Ata përcaktojnë një hark kohor të vlerësimit periodik të masave të marra nga hapja e parë dhe se çfarë impakti kanë ato në një periudhë 2 javore. E tillë është edhe hapja që ndodhi këtë javë me hapjen e disa biznese apo krijimin e zonave të gjelbra. Nuk është se po jetojmë pa rregulla, madje dhe në zonat e gjelbra ka rregulla që duhen të respektohen. Që nga dita e hënë qytetarët janë treguar të kujdesshëm, asgjë nuk ka kaluar dhe jemi në mes të saj, Duhet të jetojmë çdo ditë me rregullat që ky virus të mos shpërndahet. Nëse nuk respektojmë masat do të përballemi me valë të tjera që nuk mund t'i përballojmë dot. Është shumë e rëndësishme të ruajmë distancën sociale dhe higjienën në këtë fazë që ndodhemi në mënyrë që të kemi një panoramë të qartë dhe të plotë të masave por dhe kthimit në normalitetin e ri. Vetëm vaksina është ajo që do të garantojë uljen e transmetimit deri në shuarjen e kësaj epidemia", tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu komentoi edhe kërkesën e FSHF për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, duke thënë se është ende herët për të folur për hapjen e kampionateve, qoftë edhe pa tifozë.
"E kemi marrë këtë kërkesë jemi duke e diskutuar por jem ende herët për të folur për hapjen e kampioneve edhe pa tifozë. Duhet të garantojmë jetën e sportistëve gjithashtu. Nuk kemi ende një vendim për këtë', tha Manastirliu.
E pyetur në lidhje me vatrat e virusit në fasoneri, Manastirliu tha se për monitorim e vazhdueshëm të kushteve të tyre është ngritur një task-forcë, ku janë marrë edhe masa administrative dhe disa prej tyre dhe janë mbyllur kur nuk janë respektuar masat e sigurisë së punonjësve.
"Falë një hetimi epidemiologjik të kujdesshëm si në Krujë dhe në dy burgjet në Tiranë janë izoluar kontaktet dhe rastet e prekura. Testimet dhe vlera reale e tyre është pikërisht kjo teston, konfirmon, izolon për të shkëputur zinxhirin e transmetimit. Është ngritur një task-forcë që monitoron punën në të gjitha fasoneritë e vendit dhe janë marrë edhe masa administrative, disa dhe janë mbyllur aty ku kushtet nuk rezultojnë të duhura për sigurinë e punonjësve. Task-forca po bën një punë në teren dhe një punë të imtësishëm në lidhje me këto vlerësime. Vatrat në një fasoneri është vatër e izoluar duke mos lejuar shpërthimin e epidemisë dhe të mbajmë një kurbë të qëndrueshme", tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu në lidhje me bërjen e maskave të detyrueshme tha se janë në diskutime me ekspertët, por dhe në këtë rast bëhet fjalë vetëm për maskat me copë, pasi ato kirurgjikale janë vetëm për stafin mjekësor.
"Jemi duke punuar për një protokoll për sa i përket përdorimit të maskave. Maskat mjekësore dhe kirurgjikale do të jenë ekskluzivisht vetëm për mjekët dhe sistemin shëndetësor, pra të dedikuara vetëm për këtë kategori, këto janë edhe udhëzimet e OBSH. Ajo që po vlerësojmë edhe në raport me rekomandimet e institucioneve të tjera shëndetësore janë përdorimi i maskave prej cope që kanë një përdorim të gjerë dhe po shikohet efikasiteti i tyre që të vendosim nëse do të kthehen më pas në të detyrueshme", tha Manastirliu.
Po, kompanite kane blere ne sasi te konsiderueshme maska kirurgjikale. Ku shkojne keto shpenzime, apo do fusni maska te tjera nga ndonje biznes qe i intereson qeveriut.
PërgjigjuNuk do te votoj kurr ma'na mori ne qafe demagogjia dhe mashtrimi ky vend nuk ka as kambe as kry e nuk do te kete kurr me kte handrak politike.
PërgjigjuPo ata kur e marrin vesh e po shkon taks forca per kontroll menjehere vendosin maskat qe kanë aty prane pastaj i heqin prape kur kontrolli te kete mbaruar. Keki dëgjuar plot raste te tilla
Përgjigjudhe ti si shqupist, rrumpallist, kritikues i cde gjeje cfare mendon si zgjidhje? Polic ne cdo vend? Cdonjeri duhet te beje pjesen e vet, nqs ky milet nuk u ndergjegjesua ne 2 muajt e fundit nuk ke se cfare ben tjeter