Pandemia/ Nxënësit: Kemi vështirësi, por mësimi të bëhet në shkollë! Mësuesja: Distancimi s’respektohet, fëmijët janë të papërgjegjshëm (VIDEO)

Distancimi fizik në shkolla nuk zbatohet sa duhet. Mësuesit me COVID zëvendësohen nga praktikantët.

Por si nis në të vërtetë një ditë mësimi me nxënësit dhe çfarë duan ata në të vërtetë. Për shkak të situatës, nxënësit duan që mësimi të mos zhvillohet online por të zbatojnë rregullat dhe të ndjekin mësimin fizikisht ne shkolle.

“Na matin temperaturën, lajmë duart dhe atletet dhe futemi në mësim. Kemi atë sfungjerin aty ku lajmë atletet”, thotë një nxënës ndërsa ka dalë nga mësimi.

“Maskat, dezinfektuesit, mbajtja 2 m ose 1.5 m distancë. Këto që nevojiten, që janë të domosdoshme dhe që janë të bazuara në rregullore”, u shpreh një tjetër nxënëse.

Ndërkohë të pyetur nëse kanë pasur zëvendësim të mësuesve ata shprehen se janë zëvendësuar nga praktikantë që ka ndodhur dhe në vitet e tjera.

“Ne nuk kemi pasur asnjë infektim nga mësuesit te nxënësit ose gjëra të tilla. Është vërtetë e nevojshme dhe të paktën ta marrim mësimin ashtu siç do na japin zyshat në takimin live midis zyshave”, thonw nxwnwsit, tw cilwt shprehen kundër mësimit online.

Për mësuesit kjo situatë është e vështirë. Në klasa për shkak të maskave diskutimi nuk realizohet si duhet. Mësuesja Irma Marku thotë se për nxënësit është vështirë që të ruhet distanca se ata grupohen sërish.

 “Nxënësit brenda në klasë nuk janë shumë të ndërgjegjësuar. Sigurisht që mbajnë maska por edhe mbajtja e maskave paraqet një problematikë më vete për vetë faktin se ndjehen të tulatur gjatë atij pak minutazhi të bashkëveprimit, harmonitizimit të materialit të dhënë gjatë procesit mësimor. Pra zëri i ulët, me zor dëgjohen. Maska nuk i mundëson një debat konkret dhe kështu lë për të dëshiruar dhe cilësia. Nxënësit janë të pozicionuar nga një në bankë, klasat janë përgjysmuar dhe ora e mësimit zhvillohet me 16 deri në 17 nxënës. Por jo vetëm kaq, ne nuk kemi dezinfektonte nëpër klasa. U sollën vetëm ditën e parë nga bashkia”, tha mësuesja Irma Marku.

Por si zhvillohet mësimi për aq kohë sa mësuesit janë të prekur me Covid?

 “Ndërkohë për shkak të mungesave të mësuesve ne kemi pasur shumë brenda stafit, edhe staf drejtues dhe mësues. Nuk na janë sjellë mësues zëvendësues edhe pse drejtoresha pretendon se ka kërkuar. Dhe zëvendësimet, bëhen nga praktikantët në mënyrë masive. Praktikantët që janë mentor futen dhe qëndrojnë në klasë, se nuk mund të flasim për proces mësimi korrekt”, shtoi më tej Marku.

Që prej fillimit të vitit të ri shkollor mësimi zhvillohet në turne. Ora e mësimit është përgjysmuar, ndërkohë në klasat kanë nga 16 nxënës.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkolla: 13/11/2020 16:53

    Bejeni online mesimin boll u tallet se s'ua kemi borxh.femijet duan shoke dihet po virusin e cojne ne shtepi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani