Panë 'El Classico'-n me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda pranojnë gjykim të shkurtuar për 3 gjyqtarët

Panë 'El Classico'-n me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda pranojnë gjykim të shkurtuar për 3 gjyqtarët

Gjykata e Krimeve të Rënda ka prauar kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre gjytarët e Apelit të Durrësit, Petrit Ceno, Petraq Dhimitri dhe Kliton Spahiu.

Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se seanca e radhës do të mbahet më 24 korrik.

Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në Shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë. 

Të tre gjyqtarët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Petrit Çeno  Kliton Spahiu dhe  Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi