Papa Françesku: Kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë personat LGBT, por ka rregulla

Papa Françesku: Kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë personat LGBT, por ka rregulla

Papa Françesku

Papa Françesku tha të dielën se Kisha Katolike është e hapur për të gjithë, përfshirë komunitetin LGBT, dhe se ka për detyrë t'i shoqërojë ata në një rrugë personale të spiritualitetit, por brenda kornizës dhe rregullave të saj. 

Duke fluturuar nga festivali katolik i Ditës Botërore të Rinisë në Portugali, Papa 86-vjeç, u shfaq në formë të mirë teksa iu përgjigj pyetjeve për rreth gjysmë ore në konferencën e tij të zakonshme për shtyp, ndërsa ishte ulur në ballë të gazetarëve.

Një gazetar i tha Papës gjatë udhëtimit, se ai kishte thënë më parë se Kisha ishte e hapur për "të gjithë, të gjithë, të gjithë" dhe e pyeti nëse nuk ishte jokoherente që disa, si gratë dhe homoseksualët, nuk kishin të njëjtat të drejta.

Kjo ishte një referencë e dukshme për gratë që nuk lejohen të bëhen priftërinj, ndërsa çiftet e të të njëjtit gjini nuk lejohen të lidhin martesë.

"Kisha është e hapur për të gjithë, por ka ligje që rregullojnë jetën brenda kishës," tha ai.

"Sipas legjislacionit, ata nuk mund të marrin pjesë në (disa) sakramente. Kjo nuk do të thotë se ajo është e mbyllur. Secili person takohet me Zotin në mënyrën e vet brenda Kishës," tha ai.

Papa Françesku, duke folur me gazetarët në aeroplanin që kthehej në Romë nga Portugalia, tha gjithashtu se shëndeti i tij ishte i mirë pas operacionit që iu nënshtrua në qershor. Ai tha se qepjet i ishin hequr, por duhej të mbante një fashë në bark edhe për dy ose tre muaj të tjerë derisa muskujt e tij të forcoheshin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?