Para dhe pas lindjes! Aurela Gaçe tregon si duket me 23 kilogramë më pak (Foto)

Para dhe pas lindjes! Aurela Gaçe tregon si duket me 23 kilogramë më pak (Foto)

Këngëtarja Aurela Gaçe është një nga më të dashurat e publikut shqiptar. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan momente nga rutina e saj. Kryesojnë momentet nga stërvitjet intensive si dhe momentet emocionuese në skenë. Këtë herë Aurela ka treguar se si i’a  ka dalë të rikthehet në formë pas dy lindjeve me operacion.

“Pra, as e stresova veten dhe as mbajta dieta të forta. Madje kam ngrënë shëndetshëm, por edhe ha nëse më hahet picë e akullore. Një jetë kam dhe nuk dua t’i privoj vetes të drejtën për të shijuar ushqimin, pasi jam njeri që ha me dëshirë e me neps. Nuk kam kërkuar forma perfekte, sepse ato bëhen me mënyrë tjetër jetese, duke filluar nga ushqimi. Thjesht s’kam ndaluar stërvitjen. 23 kilogramë më pak për 2 vjet. Por e rëndësishme është se ndjehem e fortë, e lehtë, e palodhur. Vajza, nëna, mama të reja, mos lejoni askënd t’ju tregojë se nuk mundeni”, ka shkruar Aurela bashkangjitur fotos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rusi: 06/06/2019 23:46

    Trego vetem peshen,jo foton ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës