Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët

Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët

Kryeministria

Qeveria do të rrisë mbështetjen financiare për personat me aftësi të kufizuar, të grupit para dhe tetraplegjik. Rritja prej 4 mijë lekësh do të aplikohet në paketën higjeno-sanitare për mbulimin e domosdoshëm me materiale, duke shkuar nga 16 mijë në 20 mijë lekë.

“Qeveria ka vendosur sot që të rrisë masën e mbulimit për paketën higjieno-sanitare për personat para dhe tetraplegjikë. Një vendim i rëndësishëm nëse konsiderojmë që ky target grup është gjithashtu pjesë e këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar me të cilët patëm sot një diskutim shumë të për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme dhe të domosdoshme të kësaj kategorie”, tha ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

Mbështetje, qeveria do të japë edhe për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar, të clëve do tu paguhet paga dhe sigurimet shoqërore.

'Janë plot 18 mijë kujdestarë personal për të cilët MSHMS është duke punuar për të lancuar figurat e reja profesionale. Figura e ndihmësit personal apo e kujdestarit personal është një figurë të cilën së bashku me asistencën dhe projektet e BE jemi duke punuar për ta lancuar si një figurë profesionale e cila përveç aftësimit, trajtimit, do duhet të mbështeten financiarisht për pagën dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore', tha ajo.

Garanci dha edhe për furnizimin periodik të spitaleve me medikamentet për sëmundjet tumorale, në mënyrë që pacientët të mos përballen me mungesa.

'QSUNT ka marrë gjithë mbështetjen e nevojshme për ta pajisur spailtin me barnat e nevojshme. Furnizimi me barna është një nga proceset më komplekse. Tani që flasim janë nënshkruar marrëveshjet për furnizimin periodik dhe nuk pritet të ketë mungesa', tha ajo. 

Teksa të martën (3 dhjetor) në Parlament, mazhoranca rrëzoi me votë amendamentin e opozitës për vendosjen e minimumit jetik, Koçiu sqaroi edhe një herë se propozimi ishte i pastudiuar dhe se qeveria punon për të rritur integrimin në tregun e punës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet

1733329326_albanakociu.JPG

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli sot pas mbledhjes së qeverisë për amendamentin e PD për minimumin jetik.

Koçiu tha se propozimi nuk u miratua dje (3 dhjetor) në Kuvend, pasi sipas saj duhet dakordësi për mënyrën si do të matet minimumi jetik. 

‘Ne rrëzuam dje një amendament të kërkuar nga opozita që në gjykimin tonë nuk është amendament i vlerësuar ashtu siç duhet. Kur vjen puna tek minimum jetik do të duhet të ketë dakordësi të përbashkët lidhur me metodologjinë, mënyrën si matet minimumi jetik dhe më pas të vlerësojmë përmes kësaj metodologjie, kush është minimumi jetik për të vlerësuar, kush janë familjet që kanë nevojë për mbështetje’, tha ajo.

Kuvendi rrëzoi ditën e djeshme (3 dhjetor) në seancën që u zhvillua për miratimin e buxhetit 2025, amendamentin e PD për minimumin jetik. Amendamenti për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar, mori 36 vota pro të opozitës dhe 72 kundër. Ministria e Shëndetësisë tha se mazhoranca është kundër këtij propozimi, pasi sipas saj qeveria ka bërë politika për të forcuar programet e punësimit për shtresat në nevojë dhe jo për të dhënë lëmoshë.  

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin