Paralajmërimi i Xhafajt për goditjen e grupeve kriminale, Ardi Veliu te Prokuroria e Krimeve të Rënda

Një ditë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se shumë shpejt do ketë zhvillime interesante sa i takon goditjes së grupeve kriminale, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka vizituar Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Report Tv mësoi se Forca e Ligjit në bashkëpunim me policinë gjermane po zhvillojnë një operacion për goditjen e dy grupeve të fuqishme kriminale, ndërsa priten arrestime në Shqipëri. 

Ne vijmë dhe bëjmë takime. I kemi partnerë.  

Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Shtetit

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report Tv se brenda të mërkurës së javëss ë ardhshme, do përfundojnë të dy operacionet për goditjen e grupeve kriminale. Deklarata e Xhafajt për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogave të forta si kokainë, u bë gjatë takimit me kreun e Policisë gjermane, Dieter Romann. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor