Parashkrimi i korrupsionit dhe krimit të politikanëve të lartë, Rithemelimi paraqet te 'Ligjet' ndryshimet në Kodin Penal: S’mund të fshihen pas ligjit

Parashkrimi i korrupsionit dhe krimit të politikanëve të lartë, Rithemelimi paraqet te 'Ligjet' ndryshimet në Kodin Penal: S’mund të fshihen pas ligjit

Oerd Bylykbashi te 'Komisioni i Ligjeve'

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka prezantuar ndryshimet në Kodin Penal ku sipas tyre që parashikon parashkrimin e veprës penale të shtohet një fjali ku përjashtohet korrupsioni dhe krimi i organizuar i kryer nga zyrtar të lartë si kryeministri, ministrat dhe organe të tjera të larta.

“Në nenin 66, te titulluar "Mosparashkrimi i ndjekjes penale", pas fjalisë, "Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit", të shtohet fjalia me këtë përmbajtje: "Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat penale dhe akuzat penale te korrupsionit dhe te krimit te organizuar, kundër Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit, Ministrit, Kryetarit te Kuvendit, Kryetarit te Bashkisë Tiranë, drejtuesit e institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurimet publike dhe koncesionet, si dhe ish-funksionareve te sipërpërmendur. Kjo dispozite i shtrin efektet e saj deri ne date 31.12.2037", tha Bylykbashi.

Deputeti i opozitës shtoi se parashkrimi nuk mund të bëhet mburojë për politikanët me poste të larta dhe aprovimi i kësaj dispozite thotë se tregon vullnetin për të luftuar korrupsionit.

“Propozimi ynë targeton ata mbajtës pushteti që kontrollojnë, menaxhojnë e shpërdorojnë paranë publike dhe të mirat publike të Shqipërisë. Janë këta zyrtarë që me prova janë të akuzuarit nga opinioni publik si ata që janë përgjegjës për nivelin e papranueshëm. Po shkatërrojnë funksionimin e demokracisë. Edhe ata që kanë patur këtë funksion në të shkuarën, s’mund të fshihen pas këtij ligji. Nuk mund që parashkrimi të jetë mburojë e një nga kancerave më të fortë që kjo shoqëri po përjeton.

Sa i përket faktit që bëjmë propozim të një të drejte për tu mbrojtur nga akuzat për korrupsion përmes parashkrimit që lidhet me sigurinë juridike, nuk mund të jetë mbrojtje për kryeministrin, ministrat, kryetarin e Kuvendit, kryebashkiakun dhe ata që menaxhojnë paranë publike. Ne kemi prova për ministra dhe ish ministra të implikuar në korrupsion dhe janë në ndjekje penale. Gjykoj që parlamenti përmes diskutimit dhe aprovimit të kësaj dispozite të tregojë vullnetin për të luftuar korrupsionin për të hequr çdo lloj mburoje. As imuniteti s’duhet të mbrojë kryeministrin, zv.kryeministrin apo ministra të tjerë”, tha Bylykbashi.  

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka i tha se presin përgjigjen e Këshillit të Ministrave për të vijuar më tej.

“Për kë aplikohet, është e aplikueshme për subjektet sot apo për të ardhmen? Mua më duket se i përjashton subjektet aktuale? Gjithsesi presim përgjigjen e Këshillit të Ministrave dhe do vijojmë më tej ta diskutojmë…” – tha Bushka.

Nisma ligjore pa afate parashkrimi është trumbetuar nga Berisha si një presion ndaj kryeministrit Rama dhe ministrave aktualë. Por, SPAK nuk ka asnjë pengesë ligjore për të hetuar pushtetarët aktualë për korrupsion dhe krim të organizuar, madje disa ish ministra janë nën hetim për korrupsion. SPAK mund të hetojë zyrtarët dhe ish zyrtarët për krimin të organizuar që nga viti 2002 dhe për korrupsion që nga viti 2016. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!