Lojtari i kombëtares së Australisë në hokej për Lojërat Olimpike "Paris 2024", Tom Craig është arrestuar teksa dyshohet se posedonte afërsisht një gram kokainë.
Prokurorët vendas thanë se ai u pa “në hyrjen e një ndërtese në lagjen e nëntë të Parisit” vetëm pas mesnate. “Policia arrestoi dy burra në mes të një transaksioni”, tha burimi për 'France.Info'.
Hetimet u kryen nga policia e Brigadës së Narkotikëve të Parisit. Shitësi, i përshkruar si një 17-vjeçar, “po sillej si një tregtar”, tha një burim i prokurorisë. Ai u pa duke mbajtur shtatë epruveta të mbushura me kokainë, 75 tableta ekstazi dhe 3 gram Mephedrone.
Komiteti Olimpik Australian tha se “ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokejit është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht”.
“Asnjë akuzë nuk është ngritur. AOC po vazhdon të bëjë hetime dhe të organizojë mbështetje për anëtarin e ekipit”, vijon njoftimi.
Të dyja skuadrat australiane të hokejit në fushë u eliminuan nga çerekfinalet këtë javë. Skuadra e femrave humbi 3-2 nga Kina, ndërsa skuadra e meshkujve pësoi një humbje 2-0 nga Holanda.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
49.7%
-
Jashtë
17.6%
-
Nuk lëviz
32.7%
Vota total: 1353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës
7 Gusht, 15:19
-
VIDEO/ Emocione në Lojërat Olimpike, sportisja mbyll garën dhe i propozon të dashurit për martesë
7 Gusht, 14:28
-
Skandal në 'Paris 2024', atletët gjejnë krimba në ushqim
7 Gusht, 13:26
-
Çiftet që garojnë në Lojërat Olimpike 'Paris 2024', zbuloni historitë e veçanta
7 Gusht, 11:44
-
Makina, apartamente 'luksoze' dhe frigoriferë! Diktatori do të shpërblejë atletët e Koresë së Veriut që fituan medalje në 'Paris 2024'
7 Gusht, 09:28
-
Paris 2024/ Imane Khelif kalon në finalen e Lojërave Olimpike, boksierja e shumëpërfolur kërkon të artën
7 Gusht, 08:39
-
Paris 2024/ SHBA i merr vendin e parë Kinës, medaljet dhe të rejat pas ditës së 11-të në Lojërat Olimpike
7 Gusht, 08:28
-
Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid
6 Gusht, 18:04
-
Paris 2024/ Arsyeja pse atletët i bien kambanës pasi fitojnë medaljen e artë Olimpike
6 Gusht, 15:48
-
Paris 2024/ Atleti grek dëbohet nga Fshati Olimpik, pozitiv me substanca të ndaluara
6 Gusht, 15:18
-
Paris 2024/ Fitoi medaljen e artë, sportistja ukrainase fle në pistë
6 Gusht, 14:23
-
Paris 2024/ Ekipet tërheqin sportistët, polemika për ujin e Senës: Po notojmë në hale
6 Gusht, 13:07