Paris 2024/ Chermen Valiev eliminohet në çerekfinale, Shqipëria ka edhe një shans për medalje në Lojërat Olimpike
Chermen Valiev pas eliminimit
PARIS - Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në "Paris 2024", Chermen Valiev është eliminuar nga Lojërat Olimpike. Rusi i natyralizuar u mposht në çerekfinale 6-5 nga uzbekistanasi Jamalov Razambek. Dueli ishte i vlefshëm për peshën deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë të mundjes. Tani fati i Valiev varet nga ai i mundësit uzbek, i cili nëse shkon në finale, do të çonte mundësin që përfaqëson Shqipërinë në ndeshjet për medaljen e bronztë.
Ecuria e Chermen Valiev
Në duelin e 1/8, Valiev kaloi 4-3 me përmbysje rivalin azer Turan Bayramov. Në çerekfinale, 26-vjeçari s'ia doli të mbante avantazhin e fituar në raundin e dytë, duke u penalizuar nga dy ndëshkimet me karton të verdhë dhe në fund kundërshtari Jamalov Razambek fitoi 6-5, duke shuar ëndrrën e shqiptarëve për një medalje olimpike nga raundi i rregullt.
Pas eliminimit të Abakarov dhe Valiev, nesër është radha e rusit tjetër Islam Dudaev që në peshën deri 64 kg të përfaqësojë Shqipërinë në mundje. Dudaev është shpresa e vetme e mbetur për Shqipërinë që të kërkojë medaljen e parë historike në Lojërat Olimpike.
Kujtojmë se kuqezinjtë në këtë event u përfaqësuan me tetë sportistë, duke mos ia dalë të garojnë për medalje.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/66b5fcc93f776cher ok 1.JPG)
Faximile e ndeshjes çerekfinale
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.4%
-
Keq
40.6%
-
Nuk e di
16%
Vota total: 876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA kalon numrin 100 dhe lë pas Kinën, medaljet e fituara pas ditës së 13-të në Lojërat Olimpike
9 Gusht, 08:31
-
Paris 2024/ Kameramani futet në pistë gjatë garës, shkakton kaos dhe ngatërresë mes atletëve
8 Gusht, 15:48
-
Paris 2024/ Vendosi rekordin që mund të mos thyhet kurrë, mundësi nga Kuba del ‘në pension’
8 Gusht, 15:35
-
VIDEO/ Twerk para tifozëve në stadium, ylli i faqes për të rritur merr medalje Olimpike në Paris dhe 'tërbon' fansat
8 Gusht, 14:24
-
Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik
8 Gusht, 14:02
-
Paris 2024/ Shqipëria pa medalje Olimpike, mundësi Abakarov eliminohet në çerekfinale
8 Gusht, 12:30
-
SHBA parakalon Kinën, situata e medaljeve pas ditës së 12-të në Lojërat Olimpike
8 Gusht, 09:02
-
'I lumtur dhe krenar që jam miku juaj', Rama duartroket ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike
7 Gusht, 18:31
-
Paris 2024/ Vendosen dy rekorde të reja në Atletikë
7 Gusht, 15:50
-
Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës
7 Gusht, 15:19
-
VIDEO/ Emocione në Lojërat Olimpike, sportisja mbyll garën dhe i propozon të dashurit për martesë
7 Gusht, 14:28
-
Paris 2024/ Arrestohet ylli australian, dyshohet se bleu kokainë në Lojërat Olimpike
7 Gusht, 14:15