PARIS - Kulla "Eiffel" do të jetë e mbyllur pjesën më të madhe të ditës së sotme për shkak të një greve nga punonjësit e ngarkuar për shfrytëzimin e monumentit parizian, një nga më të vizituarit në botë,
tha një burim i sindikatës.
"Kulla 'Eiffel' do të mbyllet deri në orën 18:00 (16:00 GMT) dhe do të rihapet sonte në mbrëmje", tha ky burim.
"Protestojmë ndaj politikës së ashpër të qeverisë", deklaroi Stephane Dieu, përfaqësuese e sindikatës.
Sipas sindikatës, panele informuese janë vendosur në "këmbët e ndërtesës" për të informuar vizitorët të mos presin.
Kulla "Eiffel", simboli i kryeqytetit francez dhe monumenti më i vizituar në botë ka mirëpritur më shumë se shtatë milionë vizitorë në vitin 2014./ATSH/