Paris-Kulturë/20,mars/ATSH/Autori shqiptar Idlir Azizaj do të prezantojë të shtunën në Paris veprën e tij të fundit me poezi. Përmbledhja e titulluar "Verbstones" sapo është publikuar në Amerikë nga shtëpia botuese CC Marimbo Pres, ndërsa është përkthyer nga Jack Hirschma, poet amerikan që gjithashtu do ta prezantojë poezitë e tij në Paris.
Prezantimi do të ndiqet nga një lexim dhe interpretim me zë i poezive të Azizajt në anglisht, frëngjisht dhe në shqip, si dhe një lexim i poezive të Hirschman, të marra nga libri i tij "Arcanes", njofton Ministria e Kulturës .
Mbrëmja që zhvillohet në hapësirën "La Guillotine", do të shoqërohet me raki dhe kuzhinën tradicionale shqiptare, me organizim të shoqatës Albania dhe ambasadës së Shqipërisë në Paris.
LAJMET MË TË VLERËSUARA








