Parketi 'vjedh' tifozët e futbollit në Shqipëri
Tirana kampione e Shqipërisë në basketboll
Volejbolli dhe basketbolli kanë marrë një vëmendje të shtuar javët e fundit. Faza finale play-off e ndeshjeve që siguruan edhe kampionët sezonalë, ka bërë që Pallatet e Sporteve në Shqipëri të popullohen me tifozë, duke u kthyer vite më parë, në kohën kur kubet shumësportësh kishin të tjera vlerësime.
Nëse i hedhim një sy ndeshjeve të fundit në volejboll dhe basketboll, mesatarisht në Pallatet e Sportit ka pasur më shumë se 2500 tifozë, një numër i konsiderueshëm për vendin tonë.
Finalja e djeshme e meshkujve në basketboll mes Besëlidhjes dhe Tiranës, fituar nga bardheblutë e Erkand Karaj, pa në "Asllan Rusi" 3200 tifozë. Nën një atmosferë të mrekullueshme, tifozët "Fanatics" dhe ata të ardhur nga Lezha krijuan një mjedis të ngrohtë, teksa herë pas here nuk mungoi adrenalina e të sharave në korr.
Veç kryeqytetit, në finalet e vajzave në volejboll, Pallati i Sportit "Tamara Nikolla" në Korçë pa 3000 tifozë në fazën finale, duke treguar edhe njëherë se sportdashësit përqafojnë garën e drejtë dhe të ndershme, duke i dhënë një mësim drejtuesve për më shumë aktivitete dhe stimul për tifozët.
Duket se javët e fundit, sportet e lojërave më dorë janë kthyer në vëmendje, duke lënë futbollin në plan të dytë. Nëse bëjmë një krahasim, vetëm derbi Tirana - Partizani në futboll ka më shumë tifozë se në ndeshjet e volejbollit dhe basketbollit. Në kushtet kur futbolli luan në fusha asnjëanëse dhe me dënime për tifozët, ultrasit kanë gjetur të tjera sporte për të mbështetur ngjyrat që ata dashurojnë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.8%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 3021
Lajme të tjera
-
Basketboll/ Flamurtari i vajzave vendos 'diktatin', mund në finale Partizanin dhe ngre Kupën e Shqipërisë
29 Shtator, 10:31
-
Basketboll/ Besëlidhja dominon Partizanin, Tirana kalon Kamzën! Mësohet finalja e Kupës së Shqipërisë
28 Shtator, 13:03
-
Partizani dhe Kamza në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, basketbolli fillon sezonin e ri
26 Shtator, 14:19
-
Volejboll/ Tirana fituese e Kupës së Shqipërisë te meshkujt, Skënderbeu ngre trofeun e finales për femrat
12 Shtator, 10:07
-
Basketboll/ Gjermania mposht Serbinë në finale dhe shpallet kampione e botës! SHBA-ja pa medalje
10 Shtator, 17:20
-
SHBA-ja s'u beson syve, Serbia dhe Gjermania në finalen e Kupës së Botës në basketboll
9 Shtator, 13:32
-
Dëmtim i rëndë nga kundërshtari, lojtari i Serbisë operohet dhe heq veshkën (VIDEO)
5 Shtator, 16:26
-
‘Tirana Beach Volley’, Vjen për herë të parë në kryeqytet kampionati i volejbollit në rërë
24 Gusht, 09:09
-
Strategji e re në basketboll, Besëlidhja afron 4 elementët e spikatur
11 Gusht, 13:55
-
Basketboll/ Kombëtarja e moshave e pafat, humbet në finalen e Europianit
7 Gusht, 10:42
-
Tre humbje në kaq ndeshje, Kombëtarja e basketbollit s'ngre kokë
31 Korrik, 12:33
-
Kombëtarja e basketbollit humbet sërish, disfatë e thellë kundër Sllovakisë (VIDEO)
27 Korrik, 12:06