Parkingjet me pagesë në plazhin e Shëngjinit, Bashkia e Lezhës pritet të vendosë tarifën

Duke nisur nga ky sezon turistik, parkingjet publike në Shëngjin do të jenë me pagese.

Vendimi është marrë nga Bashkia e Lezhës, ndërsa çmimi nuk është vendosur ende. Pritet të përcaktohet javën e ardhshme në mbledhjen e Këshillit bashkiak.

Nën kryetari i Bashkisë, Ermal Pacaj thotë se hapësira publike është një ndër asetet kryesore që njësia vendore krijon të ardhura. Të ardhurat, sipas tij, do të përkthehen në shërbime dhe investime për zonën turistike.

"Sezonin e ri turistik në zonën bregdetare të Shëngjinit, hapësira publike e parkimit këtë vit do të jetë me pagesë Bashkia e Lezësh po bën një paketë, një studim fizibiliteti që nuk duhet ët vrasi publikun. Hapësira publike është një nga asete kryesore që Bashkia krijon të ardhura dhe hapësira publike e parkimit në Shëngjin është hapësirë publike në të cilën Bashkia e Lezhës mund të gjenerojë të ardhura. Është e papranueshme që një hapësirë publike që është maksimalisht e frekuentuar të rri e zënë nga një pushues që e mban makinën aty 2 javë pa e lëvizur nga vendi", tha ai.

Sipas të dhënave në të gjithë plazhin e Shëngjinit janë rreth 400 parkingje publike dhe përmes vendosjes se pagesës synohet të shmanget dhe kaosi në trafik.

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?

Komento

Komente

  • Tani: 15/05/2021 15:13

    E shkatarruat shengjinin me pallate....mor horra....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi në Repolitix: Berisha 'tirani' i fundit në Ballkan, pas Millosheviç dhe Izetbekoviç, prandaj është e vëmendshme Amerika