Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta tërheq vëmendjen e norvegjezëve, turistët vizitojnë mrekullitë e natyrës (FOTO)

 Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta tërheq vëmendjen e norvegjezëve, turistët vizitojnë mrekullitë e natyrës (FOTO)

Turistët norvegjezë

Divjaka mbetet në qëndër të vizitave turistike përsa i përket turizmit natyror dhe atij të vëzhgimit. Kjo për arsyen se si po menaxhohet ky Park Kombëtar. Ka rreth 5 vjet që Parku Kombëtar i Divjakës ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas por kryesisht të atyre që vijnë nga Europa por dhe më larg saj. Kjo për shkak të kujdesit dhe menaxhimit profesional të këtij parku.

Fantazia, profesionalizmi dhe investimet në drejtimin e duhur, kanë bërë që Parku Kombëtar i Divjakës  të vizitohet në çdo ditë të vitit. Kur flasim për Florën dhe Faunën e veçantë të kësaj zone duhet të flasim edhe për kujdesin që është treguar nga banorët vendas për ta ruajtur atë, por edhe për kujdesin që vazhdon të tregojë Administrata e Zonave të Mbrojtura që menaxhon këtë park.

Turistët norvegjezë

Ardian Koçi si drejtor i kësaj administrate ka meritën kryesore në mënyrën si kujdeset për këtë mrekulli natyrore por edhe se si menaxhon stafin e specialistëve të natyrës. Ruajtja e pyllit me halor nga dëmtuesit apo zjarret në periudhën e nxehtë, pastrimi i tij nga drurët e vjetër apo shkurret parazite, hapja e shtigjeve të reja për vizitorët e natyrës, kujdesi për faunën e egër që rritet në këtë mjedis të ngrohtë si dhe prezantimi në mediat vendase dhe ato të huaja, kanë bërë që turistët të shuajnë kuriozitetin e tyre duke zbritur edhe nga Norvegjia polare.  

Turistët norvegjezë

Po ti hedhësh një sy librit të përshtypjeve në Shtëpinë e Pritjes së Vizitorëve në hyrje të parkut, do të lexosh impresione nga më të bukurat dhe mbreslënëse. Tani jemi në pragvjeshte dhe fillon përgatitja për shkartisjen e shpendëve shtegtar, atyre që vijnë nga vendet e ftohta të veriut dhe atyre që ikin prej këtu drejt vëndeve më të ngrohta të jugut. Do të shtohen Patat e Egra ,Rosat, Flamingot e plot gjallesa të tjera nordike. Por, si pararojë të tyre, ditën e djeshme, në Parkun e Divjakës mbërriti një grup i madh vizitorësh nga Norvegjia. Ata u njohën me pyllin e dendur me pisha si dhe me speciet e shumta të fluturakëve ujorë që gëlojnë në lagunat e shumta që mbushin këtë hapsirë bregdetare.

Turistët norvegjezë

Një kuriozitet të veçantë paraqet “Ishulli i Pelikanit” dhe mënyra se si vizitohet ky ishull ku mbarështohet specia e rrallë e Pelikanit Kaçurrel. Grupi i turistëve nordikë, pas vizitës dhe përshtypjeve që lanë në Librin e Mbresave në Qendrën e Vizitorëve dhe pas një dreke me peshk e ngjala të freskëta të lagunës, u largua nga Divjaka për në veriun e largët,ndërsa prej andej përgatiten të udhëtojnë drejt lagunave tona të ngrohta, zogjtë migrator të veriut, për t’i shpëtuar të ftohtit të acartë të atyre vendeve. Divjaka tashmë është çdo ditë e vizitueshme./ata

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja