Kuvendi u mblodh një ditë më parë për të zhvilluar në seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës ishin parashikuar katër interpelanca të kërkuara nga opozita, si dhe një sërë projektligjesh dhe diskutimesh parlamentare. Por 3 prej këtyre interpelancave u shtynë për seancën e ardhshme.

Gazetari Ardit Rada i ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ tha se seancat plenare që mbahen opozita i shfrytëzon për të dhënë show.

“Unë kam një këndvështrim ndryshe nga jeta parlamentare në Shqipëri. Po të shohim seanca plenare shfrytëzohet nga opozita për të dhuruar shoë, për të prodhuar disa replika që në thelb janë boshe, e shpërdërojnë mundësinë qu jep seanca. Nuk mund të thërrasësh kryeministrin për në intepelancë për Porto Romano. Nuk mund të thërrasësh 4 interpelanca për të njëjtën çështje ose çështje të ngjashme”, tha Ardit Rada.

Rada komentoi ndër të tjera edhe rolin e Diasporës në vend, ku theksoi se këta të fundit nuk duhen ndarë sa i përket çështjes politike në vend.

“PS në zgjedhjet e fundit i dha të drejtë të votonte diasporës për herë të parë. Diaspora nuk duhet ndarë përsa i përket politikës. Diaspora ka marrë shumë gjatë kësaj qeverisje përfshirë atë të paketës së pensioneve me vende si Greqia apo Italia”, tha Rada.

Sa i përket protestës së sotme të opozitës, Rada nënvizoi se nuk pret ndonjë gjë të re përveç panoramës që kanë parë në protestat e mëparshme.

“Përveç asaj panoramës që kemi parë më parë, molotovë, xhirot në qyëtë nuk pres ndonjë impakt. Opozita i ka zhvlerësuar protestat. Këto protesta më shumë bëhen për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Këtë e ka pranuar edhe vetë Sali Berisha që e ka cilësuar vendin si narkoshtet dhe vend bandave”, theksoi ai.