KE kërkon të nisë hetimin për Komisionerin Varhelyi: Nënvlerëson sulmet e Vuçiç ndaj demokracisë, dyshohet se ka ndihmuar Dodik në Bosnjë

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg të mbajtur sot, është bërë një kërkesë nga komisioni evropian për nisjen e hetimeve për Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.  Në tekst, ndonëse nuk përmendet me emër, Parlamenti Evropian mbetet i shqetësuar për raportet e fundit dorëzuar nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimnë të cilëat ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit që janë në proces anëtarësimi.

E thënë ndryshe, nuk i ëshë mbështetur pikave për vendet që janë në proces anëtarësimi.  

“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në tekst.

Ankesa e deputetëve është përfshirë edhe në raportin vjetor mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë, të miratuar në seancë plenare këtë pasdite.

Socialistët dhe Demokratët janë të alarmuar nga raportet se komisioneri Várhelyi qëllimisht kërkon të minojë qendrën e reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit në vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Komisioneri Várhelyi vazhdimisht nënvlerëson sulmet e presidentit serb Vuçiç ndaj demokracisë dhe, dyshohet se ka ndihmuar edhe veprimet separatiste të Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH).

S&D-të arritën të vënë një vulë të fortë në raportin e CFSP-së kur bëhet fjalë për rritjen e mbështetjes së BE-së për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Raporti mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, bën thirrje për sanksione ndaj Milorad Dodik dhe organizatorëve të Ditës jokushtetuese të Republikës Srpska më 9 janar, dhe denoncon përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar rajonin.

Një prej eurodeputetëve të grupit S&D për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, Thijs Reuten thotë:

“S&D-të ranë dakord për kandidaturën e komisionerit Várhelyi me kusht që ai të veprojë vetëm në interes të të gjithë BE-së. Jo në interes të qeverisë në Budapest. Tani, tre vjet në detyrë, ka arsye serioze për të besuar se Komisioneri ndjek axhendën e zotit Orban.

“Roli i Komisionit Evropian është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë. Jo e kundërta. Mbështetja e qëndrimeve nacionaliste dhe separatiste të Dodikut nuk do të ishte vetëm kundër Kodit të Sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian, por edhe lojë me zjarrin.

“Përgjegjësia për Komisionin është thelbësore. Ne nuk bëjmë gjykime. Kjo varet nga rezultati i hetimit. Por raportet e vazhdueshme për Komisionerin e Orbanit që shoqërohet me autokratë për të minuar demokracinë kërkojnë veprim të menjëhershëm”.

Hetimet në Parlamentin Evropian janë duke nisur pas tronditjes së madhe që u bë me prangosjen e 4 zyrtarëve të lartë, si lobues të politikave të Katarit.

Që prej 9 dhjetorit,  burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për "pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion". Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 18/01/2023 15:28

    Piké së pari e ka dëmtuar Kosovën, Pyetne Edvin shkjaun shqipfolës do ju tregojë se si jan dakordsuar me Vucicin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda